Një fshat i vogël suedez, Hallevik, me vetëm 1 485 banorë, po shkruan historinë në futboll. Klubi i tyre, Mjällby AIF, ka siguruar një vend në garat evropiane për sezonin 2026-27 dhe po lufton për të fituar kampionatin suedez për herë të parë në histori.
Me pesë raunde të mbetura, Mjällby ka një epërsi prej 11 pikësh ndaj Hammarbyt, duke e bërë pothuajse të sigurt titullin e parë në historinë e klubit. Ky sukses është edhe më i jashtëzakonshëm kur merren parasysh rrënjët e klubit. Deri para disa vitesh, Mjällby luante në ligat e ulëta suedeze. Nga liga e katërt në elitën e Suedisë për vetëm disa vite, klubi ka shënuar një ngjitje të shpejtë dhe të qëndrueshme.
Nga viti 2015 deri në 2018, Mjällby ishte në ligën e tretë, më pas fitoi ngjitjen dy sezone radhazi dhe që nga atëherë luan në elitën suedeze. Në gjashtë vitet e fundit, klubi ka përmirësuar vazhdimisht renditjen, duke u pozicionuar nga vendi i pestë deri në të dhjetin.
Sipas 'Transfermarkt', Mjällby renditet si skuadra e nëntë më e vlefshme në Suedi, me një vlerë lojtarësh prej 15.7 milionë eurosh, shumë larg klubeve tradicionale si Malmo (40 milionë), Hammarby (30+ milionë), Djurgarden (25 milionë) dhe Elfsborg, AIK dhe Hacken (20+ milionë).
Megjithatë, ky sezon ka treguar se Mjällby është gati të ndryshojë hierarkinë e futbollit suedez dhe të bëhet surpriza më e madhe e vendit.
Skuadra e Mjällby AIF
Komente
