Sociale

Fshati në Fier 40 vjet pa varreza, banorët u luten fqinjëve për të varrosur njerëzit e tyre 

13 Maj 2021, 16:57| Përditesimi: 13 Maj 2021, 17:22

  • Share

Prej më shumë se 40 vitesh banorët e fshatit Povelç në Fier nuk kanë një vend për të përcjellë të afërmit e tyre për në banesën e fundit. Për të varrosur ata që ndërrojnë jetë u duhet të shkojnë në zona të tjera.                                                          

Banorët e Povelcit në Fier iu luten fqinjëve të tyre për një copë tokë ku të varrosin të afërmit e tyre.

"Është turp, ofendim. Çdo njeri që vdes këtu do shkojmë që t'i lutemi fshatrave vërdalle dhe bashkisë Fier me debate e sherre sa mezi na i varrosin. Nga e keqja na i varrosi", tha një banor.

Janë 400 familje që bëjnë këtë gjë prej 40 vitesh, nga koha kur edhe u krijua fshati.

Ky fshat ka 40 e sa vjet që është krijuar. Nuk ma ha mendja të ketë në Shqipëri fshat pa varreza. Njeri lind dhe vdes. Njeriu lind në maternitet dhe jemi në det të hapur", tha një banor.

“Nuk kemi. Edhe komunë nuk kemi. Që kur kemi ardhur nuk ka pasur. 10 veta që më kanë vdekur i kam çuar në Fier. Edhe atje ku ishte një vend varrezash kanë hedhur pisllëqe. Nuk ka”, tha një tjetër.

“Jo nuk ka varreza. 35-40 vjet që nuk ka”, tha një grua.

Në parcelën e varrezave që u përcaktua në vitin 1993 janë hedhur inerte. Kryeplaku Ruzhdi Hoxha thotë se bashkia e Fierit  donte të të nivelonte tokën dhe për të hapur rrugë, por kjo nuk ndodhi

“Toka e varrezave publike ka ngelur që në 93 kur u ndanë tokat. Ka hedhur inertet për të bërë rrugicat. Pasi të shtrojnë rrugicat do hedhin dhe që të jetë i përshtatshëm për varre. Nuk është funksionale. Këto inertet janë harruar këtu. Se di pse janë ndalur. Të gjithë njerëzit shkojnë e varrosen në vendet e tyre. Është problem. Jemi i vetmi fshat që nuk kemi varreza”, tha kryeplaku Hoxha.  

Sa herë ka një ceremoni varrimi, ka edhe ankesë pranë institucioneve përkatëse, por askush nuk u tregon këtyre njerëzve se ç'duhet të bëjnë.

“Ne nuk quhemi fshat, komunitet. Ankesa ka i madh e i vogël. Fshati  ka toka nga lumi Seman në lumin Vjosë. Ka 2 mijë hektarë tokë dhe nuk ka 2 dyzim tokë të varrosen kufomat. Është ofendim për këtë fshat. Nuk ekziston asnjë gjë shtetërore, asnjë gjë njerëzore”, tregoi një banor.

“Fshati nuk ka varreza. Po bëhen 40 vjet. Kanë hedhur mbeturina. Ritet fetare i bëjmë në Tepelenë, Vlorë.. Nuk ka asnjë të vdekur këtu. I çojmë në vendet e tyre të origjinës. Jemi ankuar. Thonë do ta bëjmë. Është një tokë por kanë hedhur inerte”, u shpreh një tjetër.

Këto varre u përkasin familjarëve të banorëve të Velcës. Të shpërndarë në fshatrat fqinje dhe në varrezat e qytetit të Fierit. Në Velcë nuk ka asnjë varr.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?