Fshati pa shkollë në Pogradec! 15 nxënës në Peshkëpi në kërkim të një mësuesi! Banorja: Kanë ikur nuset me fëmijët të jetojnë me qira për t'i shkolluar

23 Nëntor 2022, 17:05| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 17:13

  • Share

Vetëm 15 km larg Pogradecit, ndodhet Peshkëpia, një fshat që po braktiset dita ditës e ku sot jetojnë vetëm 20 familje.

Shumë prej banorëve janë detyruar të marrin apartamente me qira në qytet për të shkolluar fëmijët, ndërsa gjatë fundjavës kthehen në fshat, ku kanë mbetur gjyshërit.

Prej më shumë se 8 vitesh në shkollën dhe kopshtin e fshatit Peshkëpi nuk ka mësues, ndaj 15 nxënës janë regjistruar në shkollat e qytetit të Pogradecit, edhe pse në fshat godina është ndërtuar nga një donator privat.

 ‘Këtu po të kishte ardhur një mësues, ishin 10-15 nxënës. Po të tërë nuset me qera kanë ikur. Nusja ime me dy fëmijë me qira ka ikur. Shkollën e kemi moderne të mirë halli është që nuk ka mësues. Nesër ikin të gjithë me qera’, thotë një banore e moshuar.

‘Godina është shumë e mirë e bëri gjermani, e bën ata të fondacionit. po ku vijnë mësues?! Të tërë kanë ikur. Toka ka shumë fshati jonë. Tani fëmijët kanë ikur. Kopsht nuk kishte, shkollë nuk kishte. Normal që do iknin t’i shkollonin fëmijët.’- u shpreh një tjetër banor.

Për banorët është shumë e rëndësishme të emërohet një mësues për ciklin fillor në shkollën e fshatit.

‘Ikën të gjithë t’i shkollonin fëmijët. Rrugë nuk ka është e keqe. Kam mbesën e djalit në Pogradec. Nuk ke nga ja mban shkollë se fëmijët duhen shkolluar, s’ka as kopsht. Njëherë ka transport-njëherë s’ka mbeten se po i zuri dëbora mbeten pa shkollë fëmijët’- shprehet një i moshuar.

Të moshuarit tregojnë se mbyllja e shkollës, mungesa e shërbimeve dhe amortizimi i rrugës po çojnë drejt shpopullimit të Peshkëpisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/11/2022 00:42

    /IGOR/,perse i quan barbare pa te drejte?! Keta nuk jane as injorante,as nuk e duan injorancen.Fakti qe po sakrifikojne e po jetojne ne Pogradec me qira vetem per te shkolluar femijet eshte domethenes.Sa per kohen e Enverit,eshte e vertete qe keto nuk ndodhnin,por ama nuk ndodhnin sepse Enveri i detyronte mesuesit etj,te shkonin e te punonin aty ku kishte nevoje atdheu.Sot kemi portalin per mesues ku aplikohet,por mesuesit sot duan kushte,po keshtu jane dhe perzgjedhes te vendit te punes.Kush do te pranonte te shkonte ne ate fshat me rruge te keqe,ne vere e jo me ne dimer mes shiut,bores e akullit me transport te pasigurte dhe vetem per 15-20 nxenes?!Sot mesuesit duan shkolla te mira,te medha,mundesisht ne qytete,e sidomos ne ato kryesoret.E vetmja zgjidhje eshte qe ndonje nga vete fshati te diplomohet per mesuesi dhe t'ju jape mesim.Bonuset, etj qe ofron qeveria per keto raste nuk /pijne uje/ ne kete rast.

    Përgjigju
  • Igor: 23/11/2022 21:10

    Nuk jeni ne gjengje te gjeni nji mesues por mos te flasim se dote jeni ne gjngje ta mbroni atdheun ,kjo nuk ndodhi ne kohen e ENVERIT,ju jeni Barbaret e Evropes.

    Përgjigju
  • Barzay: 23/11/2022 17:46

    Asht me te vertet turp , degjenerim , e pajustifikueshme, ne nje shtet ku pretendohet me hy ne Europe .Ky asht kapitalizmi qe kena dasht!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?