Fshati pa urë në Memaliaj, 200 banorët rrezikojnë çdo ditë jetën: Fati ynë 'varet' në kavo

5 Mars 2022, 13:47| Përditesimi: 5 Mars 2022, 13:52

  • Share

Në këtë kafaz hekuri varur në kavo kalojnë çdo ditë lumin Vjosë. Janë 200 banorë të fshatit Kallëmb që jetojnë si në ishull....

Për të shkuar në qytetin e Memaliaj qe ndodhet veç një kilometër larg fshatit ata përdorin këtë mjet transporti të ndërtuar në mënyrë artizanale që nuk ofron siguri për jetën. Më parë kanë përdorur dhe lundrën.

Me këtë kafaz që lëviz me çikrik sot transportohen nxënësit për në shkollë dhe të sëmurët drejt spitalit.

“Pensionistët, nxënës shkolle në këtë tel e kemi fatin tonë Prandaj i lutemi qeverisë të vërë dorë se nuk është hera e parë, që na kanë mashtruar e gënjyer vijnë vetëm sa marrin votat, e pastaj ku jemi parë. Edhe 10 pensionistë të tjerë janë të sëmurë, të rënë në krevat e nuk kanë mundësi të kalojnë. Plakën e kam lënë se ishte e sëmurë”, thotë një banor.

Prej 32 vitesh rrojnë me shpresën se shteti do tu ndërtojë urën, edhe pse janë mashtruar nga deputetët e zonës dhe zyrtarët lokalë.

“Në këtë fshat nuk ka vënë dorë asnjeri. Na kanë ardhur deputet të gjithë dhe na kanë mashtruar. Kanë nxjerrë telefonat sikur po merrnin inxhinierë nga lart. Na kanë thënë 250 milionë do bëhet ura, nuk kanë bërë asgjë”, u shpreh një tjetër.

“Unë jam banorë i Kallëmbit.  Në kemi 30 e ca vite që po vuajmë. Arben Ahmetaj na premtoi do bëjmë këtë, erdhi tjetri  do bëjmë atë. Ka më shumë turp nga kaq, të mos kesh një rrugë të mos kesh një urë”, thotë një banor tjetër i fshatit.

Ata protestuan sërish përpara Bashkisë së Memaliajt, por dyer te këtij institucioni qëndrojnë të mbyllura për mediat dhe qytetarët.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?