Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banoret e fshatit Torovicinë të Njësinë Administrative të Balldrenit në Lezhë. Ky fshat furnizohet me ujë vetëm dy ore në ditë, por banorët shprehen se është i ndotur dhe nuk konsumohet.
Kjo problematike vijon prej shumë vitesh dhe pavarësisht premtimeve, banorët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ata shprehen se janë të detyruar ta blejnë ujin e pijshëm apo ta mbushin me bidona në zona të tjera, disa kilometra larg fshatit të tyre.
"Nuk kemi ujë për të pirë, shkojmë e blemë 100 lekë bidonin. Për ne është shumë problem", thotë një banorë.
"Ujë kemi, por nuk pihet, merrni bëni analizat e ta shihni çfarë uji na vjen. Ne e blemë", shprehet një tjetër.
"Uji vjen me orare dy herë në ditë, por nuk pihet. Sa herë na është premtuar që do rregullohet... nuk pihet, është i pistë shumë", shprehet një tjetër.
"Ujin e mbushim në Lezhë ose Balldren për të pirë", thotë tjetri.
Me këtë problematike përballen rreth 1 mijë banor në Torivicë dhe ende nuk ka asnjë plan për ndërtimin e një ujësjellësi të ri.