Në këtë verë përveluese, fermeri Rexhep Shehu nga fshati Nange i Kukesit nuk ka arritur të vadisë asnjëherë misrin e grurin.
"Kam gjashtë dynymë tokë me grurë e misër. Uji nga kanali nuk ka ardhur fare këtë vit. Nuk dimë pse!", shprehet ai.
Situata është e njëjtë në fshatin Tregtan të Hasit, ku kanali vaditës është jashtë funksionit dhe rezervuari ka pak ujë. Mungesa e reshjeve ka përkeqësuar më tej gjendjen.
"S’ka ujë as për vaditje, as për të pirë. Jetojmë me puse që i hapim vetë", shprehet nje banorë
Sipas kryetarit të Bashkisë Has, Miftar Dauti, zona ka 200 kilometra kanale vaditëse dhe 24 rezervuare por shumica janë të dëmtuara.
Miftar Dauti, kryetar i Bashkisë Has u shpreh se "kemi bërë pastrimin me fondet që kemi, por për rregullim të plotë duhen investime nga Ministria e Bujqësisë."
Problemet nuk ndalen vetëm te bujqësia. Në Tregtan, banorët nuk kanë as ujë të pijshëm dhe prej më shumë se 20 vitesh mbushin ne puse.
"Po vazhdoi kështu, s’ka rrugë tjetër veçse të ikim", shprehet banori.
Dikur, këto zona njiheshin për prodhimin e drithërave, por sot tokat po mbeten djerrë. Statistikat tregojnë rënien drastike: Në vitin 2024 në qarkun e Kukësit ishin mbjellë 325 hektarë me grurë e misër, ndërsa këtë vit vetëm 285 hektarë. Dhjetë vite më parë, sipërfaqja arrinte ne mbi 1000 hektarë.
Komente

Duhet te ndalohen nga 2026 asnje leje per hidrocentral vetem panele diellore , energji gjeotermale ose eolike mullinj ere! Hidrocentralet po japin kete efekt domino ndertimi tyre po e mbyt dalengadale ekonomine nese ska nje referendum nga 2026 ndalimi per 15 vite i cdo hidrocentrali per leje te reja.
PërgjigjuFajin e ka Saliu.
PërgjigjuPo kush do tjua pastroj ,çfar bejne ata punonjes te gjelberimit ne Bashki ? Mos doni tjua bejne te tjeret dhe ju te hani dhe te gjykoni qeverine ? Punet jane te ndara , kerkojani bashkise , kanalet jane te bllokuara nga mbeturinat qe hidhni ju banoret ne keto kanale , apo ja u hedhin ufot .Kujdesuni per fshatin si per shtepite tuaja .