Fshehën 5.7 mln euro me anë të 15 subjekteve të Call Center, dënohen me 66 vite burg 8 italianë (EMRAT)

19 Prill, 09:55| Përditesimi: 19 Prill, 13:15

  • Share

TIRANE-  Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar me nga 9 vite burg 7 shtetas italianë dhe me 3 vite një tjetër pasi fshehën 5.7 milionë euro me anë të 15 subjekteve Call Center.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë kanë kryer veprat penale të ‘Mashtrimit kompjuterik’ dhe ‘Fshehjes së të ardhurave’. Në përfundim të hetimeve Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj kërkoi dënimin e 8 shtetasve italianë si dhe të 15 shoqërive që operojnë në fushën e call center, pasi nuk deklaruan shumën prej 5.799.010 euro, dënim që u pranua nga gjykata. 

'Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, tetë shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro.

Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar. thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë.

 Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore’ informoi sot prokuroria.

Gjykata deklaron fajtor dhe dënon të pandehurit:
Benedetto Messina I datëlindjes 05.12.1984 banues ne Itali 
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”
Davide Armanno i datëlindjes 03.11.1984 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg” I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal
Davide Osman I datëlindjes 29.01.1989 banues ne Itali , hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal
Giuseppe Tortorici I datëlindjes 24.07.1984 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg” 
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal
Luca Falsone I datëlindjes 24.03.1986 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg” 
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal
Mattia Falsone I datëlindjes 01.08.1994 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg” 
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal 
Maurizio Giacalone I datëlindjes 24.01.1977 banues ne Itali, hetuar me mase sigurie “arrest ne burg”
I akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Fshehjes se te ardhurave” dhe “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose te veprimtarise kriminale” te parashikuar nga nenet 180/3 dhe  287/2 i K.penal 
Ana Aurelia Stoica me  NID CA17556DC, hetuar me masë sigurie “arrest ne burg”
I akuzuar për kryerjen e vepres penale te “Fshehjes se te ardhurave” te parashikuar nga nenet 180/1 i K.penal

Ndërsa subjektet Call Center të administruar nga këta shtetas 

VIBEMEDIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
FS EUROPEAN BROKER shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
IMPORT DATA shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
SMARTCALL ITALIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
STARHUB ALBANIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BALKAN MARKETING SERVICE shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
ITALIA NETWORK MARKETING shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
BOOM BOOM NETWORK, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
MARKETING UNLIMITED, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
ALBANIA APP DEVELOPMENT, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;
 “LAURENZI GROUP” Dsh për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik; dhe
“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik

Hetimet e procedimit penal nr.3230 të vitit 2022 u kryen nga Prokurori i Tianës në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Më pas dosja u dërgua për gjykim në maj 2023 për veprat penale e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?