Fshehën drogë në shufra plastike për ta transportuar drejt Turqisë, arrestohen 2 punonjës të kompanisë private në Korçë! Sekuestrohen 101 kg kanabis

3 Gusht 2022, 15:19| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 15:48

  • Share

KORÇË - Mico Rexhepis dhe Arben Marku dy punonjës të një kompanie private në Korçë kanë rënë në prangat e policisë paraditen e kësaj të mërkure.

Dy punonjësve u janë sekuestruar 101 kg kanabis të cilat e kishin fshehur në shufra plastike në rimorkion e kamionit për ta trafikuar në Turqi, njëri prej të cilëve ishte transportuesi i saj.

Në kuadër të operacionit Restart numri i të ndaluarve ka shkuar në 25  në 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, të sekuestruara.

Kjo ishte faza e njëmbëdhjtë e operacionit policor të koduar "Restart", startuar nëntë muaj më parë. Në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, u arrestuan 20 persona.  Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ora 15:41
FOTO/ U kap me 101 kg drogë në Korçë për ta trafikuar drejt Turqisë, ja kush është njëri prej shoferëve

1659533796_Sequence03.00224209.Still033.jpg

Personi që shihni në foto është, Mico Rexhepis, njëri prej të arrestuarve ditën e sotme në Korçë në kuadër të operacionit Restart.  Ai së bashku me Arben Markun janë kapur me një sasi të konsideruar kanabis e cila e kishte destiancionin në Turqi.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?