‘Elton Bano fshehu dënimin për vjedhje në Angli’, reagon PD Dega Lushnjë: Askush nuk duhet të ketë frikë nga verifikimi, të zbatohet ligji

22 Shkurt 2022, 15:21| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 15:27

  • Share

Partia Demokratike dega Lushnjë ka reaguar pas kërkesës së PD-së në KQZ për të verifikuar kandidatin e Shtëpisë se Lirisë Elton Bano.

“Gjuha e rrugës nuk është model politik. As kopjimi i sjelljes së Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, etj. nuk është shpëtim. As viktimizimi nuk është zgjidhje.

Cilido që kërkon besimin e qytetarëve, qoftë edhe kur përfaqëson Shtëpinë e Ilir Metës, ka detyrimin të jap shpjegime për të kaluarën e tij. Askush nuk duhet të ketë frikë nga asnjë proces verifikimi. Përgjigja e institucioneve do bëjë transparencë për qytetarët e Lushnjes dhe pastërtinë e figurës së secilit kandidat.

Partia Demokratike ka paraqitur pranë KQZ informacionin e plotë për dënimin për vjedhje të kandidatit të LSI-PDK Elton Ilir Bano, që duhet të konfirmohet zyrtarisht edhe nga autoritetet ligjzbatuese angleze. Kushdo duhet të ruaj qetësinë dhe të jetë i vërtetë me votuesit. Fshehja e procedimeve apo dënimeve nga autoritetet ligjzbatuese të huaja, jo vetëm ndalon zgjedhjen apo kandidimin, por përbën vepër penale që dënohet me burgim.

Ne jemi të vendosur të kërkojmë respektimin e ligjit ndaj kujtdo dhe nga kushdo. Ky është modeli ynë, respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj ligjit”, shkruhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

PD kërkon verifikim për kandidatin e Berishës në Lushnjë: Fshehu dënimin për vjedhje në Angli, të përjashtohet nga kandidimi! Reagon Elton Bano: Shpifje për të përbaltur emrin tim


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?