Fshehja e viktimave COVID, prokuroria nuk ka nisur ende hetimet! Report Tv vëzhgim në morgun e Tiranës

21 Nëntor 2020, 11:46| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 11:51

  • Share

TIRANË - Pas akuzave të kryedmokratit Lulzim Basha mbi fshehjen e numrit të viktimave COVID-19, prokuroria ende nuk ka nisur një hetim dhe nuk ka një përgjigje mbi këtë çështje.

Report Tv ka bërë një vëzhgim këtë të shtunë në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë QSUT.

Gazetari Arsen Rusta raporton se deri më tani kanë mbërritur 11 automjete funerali për të tërhequr trupat e pajetë e për t'i dërguar pranë familjarëve të tyre për të zhvilluar ceremoninë mortore.

Gjithashtu në ambientet e jashtme të këtij institucioni ka dhe familjarë të cilët presin të afërmit e tyre të ndjerë.

Ditën e djeshme kjo çështje ka sjellë reagime të ashpra nga mjekët dhe institucionet si ajo mjeko ligjore ashtu dhe nga prokuroria e Tiranës e SPAK.

Mjekët dhe Institucioni i Mjekësisë Ligjore shprehen se këto akuza nuk janë të vërteta ndërkohë që prokuroria nuk ka nisur ende hetimet.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?