Fshehje e viktimave COVID në Shkodër? Ilir Beqaj për Report Tv: Budallallëqe! Më 25 prill PS ruan rezultatin e 2017-s në të gjithë qarkun

7 Dhjetor 2020, 15:05| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 16:47

  • Share

TIRANË- Shkodra, bastioni historik i së djathtës vazhdon të mbetet një sfidë për shumicën socialiste. Drejtuesi i PS në këtë qark, Ilir Beqaj thotë se synimi i partisë së tij është të ruajë pozitat e zgjedhjeve në 2017 ku e majta fitoi 5 mandate deputetësh.

 “Synojmë që të ruajmë pozitat që kemi nga zgjedhjet e 2017-ës, që të konsolidohet fitorja e pastër e PS. Unë jam i bindur me aq sa shoh në Shkodër, edhe në dy qarqet e tjera të veriut, Dibrës dhe Kukësit, bazuar dhe në ndryshimet e mandateve që mund të ndodhin mesa kam dëgjuar nga KQZ, do të ruajmë rezultatet për të garantuar jo më pak se 71 mandate të PS në 25 prill”, shprehet Beqaj për Report tv.

Ilir Beqja pranon se një vit pa drejtues politik në këtë qark ka krijuar boshllëqe, ndonëse sipas tij janë kapërcyer gjatë tre muajve në drejtimin e tij.

“Sigurisht që mungesa e drejtimit politik nga gushti i 2019-ës deri në shtator të 2020-ës ka krijuar kostot e veta por pas 3 muajsh që unë kryej detyrën kjo situatë është kapërcyer”, thotë Ilir Beqaj. 

Deputeti i PS kërkon që qytetarët shkodranë të mos mendojnë se qeveria nuk i mbështet pasi janë bashki e djathtë. Sipas Beqajt, nuk ka paragjykime nga ana e kryeministrit Rama.

“Ka një perceptim të përgjithshëm në Shkodër, sidomos në Bashkinë e Shkodrës që nuk ka mbështetje aq sa duhet nga qeveria pse është e djathtë, ky perceptim është. Për mua në bazë të shifrave nuk qëndron por ja që është. Me të drejtë qytetarët mund të thonë që siç kanë ndryshuar bashkitë e tjera pse nuk ndryshon dhe Shkodra, unë them merrni shembull Bashkinë Lezhë, nuk e kemi drejtuar ne nga 2015 në 2019, por ato bashki ka ndryshuar dhe pse ka qenë e djathtë. Kjo do të thotë që nuk ka paragjykime të Edi Ramës, qeverisë sonë me Veriun apo me Shkodrën vetë”.

Akuzat e PD se po fshihen viktimat nga COVID në Shkodër, për Beqajn nuk duhet të merren në konsideratë.

“Budallallëqe nuk meritojnë më shumë. Nuk kam parë opozitë më zhurmaxhie dhe të papërgjegjshme se sa kjo e jona me çfarë kam parë dhe ndjekur në shumë vende të botës”, thotë ndër të tjera Beqaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meni: 07/12/2020 17:44

    Turpi i madh që ky njeri të përfaqësoj PS në Shkodër. E gjith Shkodranët e njohin se çfar plehu është. Ky zdo rracën e vet e jo më Shkodranët. Kryeministri duhet reagoj ose SPAKU.

    Përgjigju
  • emri: 07/12/2020 15:49

    me dhembin syte sa here shoh kete plehre hajdut!

    Përgjigju
  • Ani: 07/12/2020 15:28

    Me kte e humbni jo qsrkun po gjithe Shqiperine...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?