Tirane- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencen për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj, duke kërkuar 1 vit burg.
Në aplikim të nenit 59, SPAK kërkon që ish gjyqtari i Lartë të mos dërgohet në qeli, por të vendoset në shërbim prove për një periudhë 24 mujore.
SPAK kërkon që Zenelaj të shpallet fajtor për akuzën e “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë dhe personave të zgjrdhur dhe nënpunësve publikë ose i ccdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Ndërkohë, vijon gjykimi për pasuritë e sekuestruara të Zenelajt, për të cilat shkalla e parë ka vendosur konfiskimin, por çështja është në Apel.
Pasuritë janë tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²; bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë; apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë dhe apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë
Keto te Spakut po ja fusin kot. Kushedi sa gjynafe ka bere ky gjykates qe vendos kaq pasuri. Duhet te hetohet dhe pasuria e pamerituar ti sekuestrohet. Drejtesia ne shqiperi ska per tu vendosur as me spakun.Prandaj shqiperia brazed.
Përgjigju