Policia e Pesaros gjatë një aksioni

Fshehu 60 gramë kokainë në pjesët intime, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë! Qëndronte ilegalisht në Itali, po jetonte në hotel

16 Gusht, 09:10| Përditesimi: 16 Gusht, 09:16

  • Share

Pesaro- Policia italiane ka lokalizuar dhe ndaluar një 35-vjeçar që po qëndronte si emigrant i paligjshëm në zonën e Pesaros, pasi dyshohet për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Lajmi u publikua nga mediat vendase, referuar organeve ligjzbatuese, që konfirmuan se sekuestruan dje (15 Gusht) gjatë kontrollit fizik edhe 65,5 gramë kokainë, gati për shitje me rastin edhe të festës së së këtij rajoni, e njohur si “Festa e 15 Gushtit”, por edhe fluksit të fundjavës nga vizitorët.

Shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, mësohet se po qëndronte prej një muaji në një hotel, në zonën pranë hekurudhës së qytetit. Ai u pa teksa qarkullonte në rrugë dhe kryente lëvizje të çuditshme, kurse nga verifikimet pas ndalimit rezultoi se kishte edhe precedentë penalë të mëparshëm, krime të ngjashme në fushën e narkotikëve, në provincën e afërt të Riminit. Agjentët e kanë ndjekur dhe ndërhynë vetëm në momentin kur i riu jo rezident po kthehej për në hotel.

Në kontrollin e parë fizik, oficerët zbuluan 60 gramë kokainë të pastër të fshehur në pjesët intime të të riut të dyshuar, duke siguruar provën e parë dhe bazuar dyshimet e arsyeshme që kishin. Kontrolli u shtri më tej në dhomën e hotelit që po qëndronte, ku u gjetën prova të tjera. Konkretisht 6 doza me peshë 5,5 gramë dhe shuma prej 540 euro, gati për shitje.

Shqiptari u prangos me urdhër të Prokurorit Publik dhe u izolua në paraburgim, kurse mëngjesin e sotëm iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?