Fshehu dënimin me katër muaj burg për vjedhje energji, gjykata dënon gardistin për falsifikim

13 Janar 2020, 21:52| Përditesimi: 13 Janar 2020, 21:53

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burgim një efektiv të Gardës së Republikës, pasi ai nuk kishte vetëdeklaruar në formular një dënim penal për “vjedhje të energjisë elektrike”. Bëhet fjalë për gardistin Rr. A, i cili është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve”, duke u dënuar me 4 muaj burgim, dënim ky që më pas është konvertuar në 8 muaj shërbim prove.

Në vendimin e saj gjykata e Tiranës, ka caktuar periudhën 8 mujore si kushtin që gjatë kësaj kohe gardisti, të mos kryejë asnjë vepër penale dhe mos shoqërohet me persona të dënuar.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Kreshnik Omari, ndërsa prokurori i çështjes ka qenë Julian Zonja. Dosja në prokurori është regjistruar me informacionet e përcjella nga oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme. Në këto informacione thuhet se:”…pas verifikimeve të kryera për Rr. A, i cili ushtron detyrën trupë shërbimi në Sektorin e Ruajtjes së Banesave në Drejtorinë për Sigurinë e Larta Shtetërore në Gardën e Republikës, rezultoi se Rr.A, sipas vërtetimit Fizik të Personaliteteve të gjendjes gjyqësore ishte i dënuar 16 shkurt 2015, për akuzën e "Vjedhjes së energjisë elektrike ose impulseve telefonike", duke u dënuar me 4 muaj burgim…”.

Nisur nga ky informacion, prokuroria e Tiranës ka argumentuar se Rr.A ka pasqyruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit, pasi gjykata ka dhënë ndaj tij një vendim dënimi me burgim të formës së prerë, i cili është pezulluar me kusht. Për këtë vendim gardisti ka pasur dijeni, pasi ka qenë i pranishëm gjatë gjykimit, në dhënien e vendimit dhe më pas në ekzekutimin e tij. Gardisti ka deklaruar se këtë lloj dënimi nuk e ka pasqyruar, pasi e ka keqkuptuar pyetjen në formularin e dekriminalizimit, duke mos e konsideruar si dënim me burgim, për faktin se ishte dhënë me kusht dhe më pas ishte amnistuar. Por pavarësisht pretendimeve të gardistit, gjykata e Tiranës, ka vendosur dënimin e tij me 4 muaj burgim duke ja konvertuar në shërbim prove për një periudhë 8 mujore.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jim: 14/01/2020 01:19

    Me te gjithe boten kush nuk ka krahe denohet Ligjet jane per ata te vobektit te pasurit nuk pjerdhin per to!

    Përgjigju
  • David: 13/01/2020 22:05

    Shembulli më i mirë për të kuptuar, që një politikan hajdut vjedh miliona euro nga djersa e popullit dhe nuk i bëjnë as gjyqin si Lulush Flokëlëpiri Bishtdredhuri, e fal gjykata e Sali Berishës (sepse sa të jenë në detyrë gjykatësit e plepave me kurs 6 mujor ky vend s'bëhet kurrë), kurse një qytetar i shkretë si gardisti që paska fshehur dënimin për vjedhje energji dënohet me burg. F@ck Drejtësinë Shqiptare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?