Kronikë

Fshehu dënimin në Itali, shtyhet seanca ndaj ish-deputetit të LSI

12 Prill 2018, 12:34| Përditesimi: 12 Prill 2018, 14:38

  • Share

Është paraqitur për herë të parë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami. Ai akuzohet për falsifikim dokumentash për efekt të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit. Kjo seancë e cila do të gjykohej nga gjyqtari Gerd Hoxha u shty për shkak se avokati i Selamit kërkoi kohë të njihej me dosjen.
Shkëlqim Selami i’u hoq mandati nga KQZ pasi nuk deklaroi në formular dënimet në Itali.

Në formularin e vetëdeklarimit  Selami është përgjigjur me “JO” pyetjes nese është caktuar ndaj tij ndonjëherë ndonjë mase shtrënguese e sigurisë personale në fuqi, ose jo.


Ish-deputeti i LSI Shkëlqim Selami ( djathtas )

Referuar dokumentacionit te administruar në përgjigje të letërporosisë së Autoriteteve Italiane të Drejtësisë, rezulton e provuar se Selami është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “Arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994, për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim emigracionin klandestin”. Në datë 06.09.2006 masa e sigurisë është hequr dhe në datë 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhënë vendimin për shuarjen e veprës penale.
 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lumi Vlores: 12/04/2018 15:43

    Ec para demi Vlores.nuk ka per ti ardhur me Vloees dhe Leshelis djal si ty njeher e ben nena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?