TIRANE-Pas kryebashkiakëve të Shkodrës dhe të Vorës, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së që t'i heqë mandatin edhe një këshilltari. Bëhet fjalë për këshilltarin socialist të Kamzës, Mirush Dema. Nga verifikimet e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër.
Në vitin 2014 këshilltari aktual socialist në Kamëz i ka ofruar për t'i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Kurthin ai e kuptoi në fund, por për këtë ngjarje është dënuar. Megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë.
Këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por nuk i ka shpëtuar të kaluarës edhe pse në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi duke fshehur dënimin për heroinë dhe dhunim banese.
Report Tv publikon formularin e vetëdeklarimit të Demës në KQZ para kandidimit, ku pyetjeve nëse ka qenë arrestuar, hetuar apo dënuar brenda apo jashtë vendit i është përgjigjur me 'JO' duke e fshehur.
Ai në formular thotë se në Zvicër ka qenë ndaluar në dhjetor të 2014 për një verifikim, por ka rezultuar i pastër dhe dëbimin në Suedi deri në tetor 2019. Ditën e mërkurë KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar gjetjet e KQZ-së për këshilltarin socialist Mirush Osman Dema (Troci).
(Kliko këtu për të lexuar formularin vetëdeklarimit të Mirush Demës)
Arestojini te gjithe keta injorante dhe kriminele qe kandidojne. Ndryshe shqiperia nuk ka shpetim. Kajmaku, Pjetri i Shkodre dhe ata te tjeret se kush i mban mend. E ka infektuar rilindja kete vend me mikrobin e injorances duke i dhene guximin horrave te kandidojne.
PërgjigjuKeto qe permende ti jane diletante perpara politikaneve eksperte qe kemi pasur keto 30 vjetet e fundit si Like Floriri, Saliu, Rama, Dako, etj
Maloku i koder kamzes dihet qe eshte marre me krime dhe droge. Nderron ermin po krimet ngelet krime dhe shenjat gishterinjve nuk ndryshohen
PërgjigjuPrandaj pra, rilindja nga suksesi ne sukses po pergatitet per nje mandat te trete ne drejtimin e vendit.
PërgjigjuO qytetari digjital as te fyi njeri as te shau njekohesisht. Pse merr flake ti apo mezi po pret votimet e rradhes te shkosh me vrap qe ne pike mengjesit! Shko mor djale mos fol mbrockulla se po te kishte opozite dhe PD ju rilindasve sdo ju binte shpirti ne qetesi as ne qafe molle per pislleqet qe i keni bere konmbit. Ju po beni qef se skeni as opozite asgje jeni bere bashke te gjithe e po vidhni cdo sekonde. Vec mos harroni se dardha e ka bishtin mbrapa dhe ne kete dynja lahen te gjitha. Do jepni llogari per cdo qindarke te vjedhur ju, basha, sala, mona etj etj etj.
O cara, ju keni kryetarin e partise te zhytur deri ne fyt me afera te zeza qe kane shkuar deri ne DASH, kapeni me keta provincialet qe hyjne aty per nje rroge. Barazoni Bashen dhe Berishen qe u kane bere 1001 te zeza shqiptareve me Kajmakun apo Qerimin qe mund te kene bere ndonje proçke dhe jane denuar ne emigracion per 400 Euro fallco apo per ndonje rrahje?! PD-ja na nxorri mallin e Sigurimit te Shtetit, po rremon ne jetet e njerezve per te gjetur njollat e zeza ne biografi. Ju te mbaruar mbanit kryetar bashkie dhe rivotuat nje te denuar per korrupsion nga shkalla e pare e gjykates, nje maniak seksual qe ngacmonte varteset e tij me SMS. Flisni ju per moral, kokepalare.
Po mor mik, sa te kemi kete klase polike te degjeneruar deri ne palce, keta te paudhe do te na drejtojne e do na e shpifin neper ekrane mengjes dreke darke, lavazh trurit te popullit qe i voton e u shkon nga pas per nke cope buke.
Me këta surrat leshtë që po bashkpunon rilindja ka për të marrë leshtē mandat tjetër!