Fshehu mjetin e vrasësve të Elton Javorit, burri i tezes së autorëve: S’dija gjë për krimin! Makinën e lanë këtu duke më thënë se kanë dëmtuar gomën

14 Dhjetor 2023, 11:22| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 15:50

  • Share

“Kemi dëmtuar gomën e makinës, do të vijmë ta marrim me vonë”! Më këtë pretekst, autorët e dyshuar të vrasjes së Elton alias Erjon Javorit, shtetasit Agim dhe Kreshnik Gashi, e lanë makinën në shtëpinë e bashkëshortit të tezes në fshatin Dermenas. Fshehja e mjetit ndodhi vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë të 7 dhjetorit në lagjen “16 Prilli” në Fier. 70-vjeçari Rexhep Puka u tha hetuesve se në momentin që makina u la në oborrin e shtëpisë së tij nga nipat e gruas, por nuk kishte asnjë dijeni se ata kishin kryer vrasje.

Më pas, sipas tij, dy të kërkuarit për vrasje janë larguar dhe nuk e di se ku gjenden. Pas të shtënave ndaj 41-vjeçarit Javori, makinës “Mercedes Benz” i janë dashur jo më shumë se 7 apo 8 minuta për të lëvizur nga vendi i ngjarjes deri në Dermenas. Sipas policisë, gjurmimi i automjetit u bë përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë, të cilat i çuan hetuesit deri tek shtëpia e Pukës.

Dyshimet janë se dy vëllezërit Gashi fshihen brenda qarkut të Fierit dhe ndihmohen nga persona të tjerë familjarë apo të njohur të tyre. Deri tani policia, me ndihmën e Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë kryer kontrolle të shumta në Dermenas, disa fshatra të tjerë ku banojnë familjarë të vëllezërve dhe në qytet të Fierit, por pa rezultat në gjetjen e tyre. Pas ngjarjes, janë shoqëruar në polici për t’u pyetur më shumë se 20 persona, kryesisht familjarë të të dyja palëve, të cilën nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë në gjurmimin e vëllezërve Gashi. Referuar të dhënave të sistemit TIMS, ata rezultojnë brenda territorit të vendit, ndërsa hetuesit akoma nuk e kanë përcaktuar saktë se cili prej tyre ka qëlluar me armë drejt Javorit.

Të dy rezultojnë se kanë dal nga shtëpia e tyre, pritën Elton Javorin të dilte me makinë dhe qëlluan drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Në banesën e tezes se tyre në Dermenas ku u gjet makina e përdorur nga autorët, u gjetën edhe celularë, jelekë anti-plumb policie, armë gjahu, shotgan dhe sende të tjera të paligjshme. Konflikti mes Elton Javorit i cili ishte kthyer nga Gjermania dhe Agim Gashit mendohet të jetë i vjetër ndërsa ishte riaktivizuar edhe pak javë para ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?