Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Fshehu pasurinë, ish-Kryetari i Kushtetueses rekurs në Gjykatën e Lartë dënimit me 6 muaj burg

16 Shtator, 11:54| Përditesimi: 16 Shtator, 11:55

  • Share

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja mësohet se ka dorëzuar një rekurs  në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm për shpalljen fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Ish-gjyqtari kërkon që të shfuqizohet vendimi për dënimin e tij për fshehje të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit më 13 shkurt la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për dënimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja me 6 muaj burg, i gjetur fajtor për fshehje pasurie dhe deklarime të rreme mbi paratë e përdorura në blerje të pronave të patundshme.

Pavarësisht se Dedja i ka hedhur poshtë akuzat, vendimi i Apelit të Posaçëm është i formës së prerë dhe dënimi i tij me 6 muaj burg iu konvertua me 1 vit shërbim prove. 

Dedja u dënua në nga Shkallën e Parë më 26 qershor 2023, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?