TIRANE- Prokuroria ka dërguar sot rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e gjyqtarit Ken Dhima, pas kthimit të Dhimës në detyrë nga Apeli në Durrës. ILDKPKI kallëzoi gjyqtarin Dhima për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi 3 muaj pezullim, Apeli në Durrës e ktheu në detyrë.
Sipas Prokurorisë “Hetimet ndaj gjyqtarit po vazhdojnë në gjendje të lirë”.
Ndërkaq, bëhet me dije se procedimi ndaj gjyqtarit Ken Dhima do të shqyrtohet dhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë më 7 Korrik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)