Admir Thanza i shkarkuar dhe i dënuar pak kohë më parë për falsifikim formulari të vetëdeklarimit ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pasurisë së sekuestruar nga drejtësia shqiptare. Ish-anëtari i Gjykatës së lartë kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar, që u sekuestruan me vendim të gjykatës së Posaçme.
Thanza u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim të një apartamenti 70 m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë. Nga ana tjetër, gjatë procesit të vetingut, atij iu zbulua një dënim i fshehur, prej 40 ditësh burg për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999.
Po kush është gjyqtari Admir Thanza? Ai është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka përfunduar shkollën si jurist në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ai ka shërbyer si gjyqtar për 14 vite. E pikërisht teksa ai ka qenë gjyqtar në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali gjatë një vizite atje ku kishte të shtruar në spital nipin e tij në vitin 1999.
Në gjykatën e Shkodrës Thanza ka shërbyer deri në vitin 2006 për ty transferuar më pas në Tiranë ku shërbeu për tre vite deri në 2009. E teksa shërbente mes Shkodrës dhe Tiranës, Admir Thanza për 5 vite nga 2004 deri në 2009 ishte dhe anëtar i qeverisjes së gjyqësorit në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Pas vitit 2009 karriera e Thanzës do të njihte vec ngritje ku nga gjykata e lartë ai u katapultua anëtar i gjykatës kushtetuese me votat e parlamentit.
Në këtë gjykatë ai shërbeu për 4 vite deri në 2013. Pas lënies së postit të gjyqtarit kushtetues Thanza do të jepte drejtësi në emër të Republikës si gjyqtar i Lartë. Admir Thanza në karrierën e tij ka qenë pjesë e trupës gjykuese në dosjen Gërdeci si dhe anëtar në trupën gjykuese për procese ku ishin të përfshirë politikan të majtë e të djathtë.
Vetë gjyqtari Thanza nuk e kish deklaruar dënimin as në formularin e Dekriminalizimit, ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjente, as nga DSIK, as nga institucionet shqiptare, por ishin përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në itali.
Te gjithe keta sidomosnky dhe tan broci. Te pa burra dhe me pasuri miljona euro. Tu hiqet licenca e notereve edhe grave te gjyqtareve pasi nepermjet tyre dhe me me kontrata fiktive po pastrojne leket e bera nga korrupsioni.
PërgjigjuKy ka ber kerdin ne Shkoder e Tirane.Ka miliona euro pasuri dhe i sekuestrohet vetem nje apartament.Po dhe ate do ja kthejn se ky esht shtet me drejtesi te qelbur
Përgjigju