Promocioni i ndeshjes Skoci-Shqipëri

FSHF bën pazar me biletat e Skoci-Shqipëri, 'ofertë' 6400 lekë kur bileta bën 20 paund

24 Gusht 2018, 15:03| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 15:31

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit abuzon me çmimet e biletave jo vetëm në ndeshjet që zhvillohen në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Gjatë ditës së premte, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Federata shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Skocisë dhe Shqipërisë, ndeshje të cilën kuqezinjtë e luajnë në transfertë, në stadiumin “Hampden Park” të Gllasgout më 10 shtator. Në fakt, është e çuditshme mënyra se si FSHF i bën reklamë ofertës së vet, pasi një biletë e ndeshjes shitet “vetëm 6400 lekë”, përfshirë edhe një fanellë të Kombëtares në Europianin 2016.

Report Tv ka bërë një kërkim për çmimin e biletave që ka nxjerrë në shitje vetë Federata Skoceze e Futbollit dhe vihet re se një biletë për të rriturit, kushton 20 paund, ose e përkthyer ndryshe, 2800 lekë të reja.

Çmimet e Federatës Skoceze të Futbollit

Shumë lehtë, biletat mund të blihen edhe online, duke kursyer në këtë mënyrë disa të holla, që për FSHF-në janë “vetëm 6400 lekë dhe një fanellë. Ndërkohë që vetë tifozët nuk e preferojnë më fanellën e Europianit, pasi kanë dalë të rejat. Siç duket, kanë mbetur stok dhe FSHF gjen mënyra për t’i shitur.

Çmimet e Federatës Skoceze të Futbollit

Më 7 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve në “Elbasan Arena” kundër Izraelit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?