Gjyqtari Klajdi Kola

Sport

FSHF dënon ashpër dhunën, gjyqtari denoncon futbollistin që e goditi

20 Maj 2018, 14:17| Përditesimi: 20 Maj 2018, 14:21

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit reagon me forcë karshi dhunës në drejtim të arbitrave, më konkretisht në episodin e shëmtuar të ndodhur dje në përfundim të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Velecikut për playoff-in e Kategorisë së Parë. 

Një futbollist i Shkumbinit ka goditur me grusht arbitrin e takimit. Kjo ngjarje është tërësisht e papranueshme dhe, sipas FSHF, do të marrë ndëshkimin e duhur në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Dhunimi në fushë i arbitrit të takimit dhe veprimi antisportiv e tërësisht ekstrem i futbollistit peqinas është totalisht i dënueshëm dhe meriton ndëshkim të rëndë nga organet disiplinore.  FSHF nuk do të tolerojë asnjëherë, askënd dhe kërrkënd që provokon, nxit dhe ushtron akte dhune në fushat e futbollit. Të tilla ngjarje nuk i përkasin lojës së futbollit dhe si të tilla kërkojnë ndëshkimin e merituar.

Deklaratë e FSHF

Ndërkohë, gjyqtari Klajdi Kola ka bërë një kallëzim në polici, pasi u godit nga djali i shefit të klubit peqinas Astrit Isaj, Albano. Mesfushori i Shkumbinit e goditi me grusht gjyqtarin Kola sapo përfundoi ndeshja.

Një ngjarje skandaloze në mes të Tiranës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e play-out në Kategorinë e Parë. Pas kësaj ndeshje, të fituar nga Veleçiku, me rezultatin 0-1, Shkumbini rrëzohet në Kategorinë e Dytë, ndërsa koplikasit ngjiten në të Parën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?