FSHF hedh shortin, por Liga përsërit: Kampionati nuk fillon nëse nuk plotësohen 4 kërkesat

28 Gusht 2020, 11:43| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 11:45

  • Share

Sot në Air Albania u hodh shorti i sezonit të ri të Superligës, por gjasat janë të shumta që kampionati të mos nis më 12 shtator. Kjo pasi sipas presidentit të Ligës Edvin Libohova qeveria nuk ka plotësuar katër kërkesat që ata kanë bërë më parë.

Do të luhet kampionat në 12 shtator?

Të gjithë jemi në dijeni të situatës së ndodhur së fundmi. Në rast se nuk do të plotësohen kushtet që ne i kemi kërkuar qeverisë, sigurisht që kampionati nuk fillon. Ne jemi në pritje të përgjigjes nga qeveria, kemi kërkesën, po presim që sa më shpejt të ulemi për të negociuar dhe për të filluar. Në rast se nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët, vendimmarrja e anëtarëve të ligës është për të bojkotuar kampionatin.

Nuk ka patur asnjë reagim nga ana e qeverisë?

Deri në këto momente që flasim, nuk ka pasur asnjë reagim.

A keni dakortësi të plotë mes klubeve?

Kërkesa është e tyre, nuk është e imja. Të 10 klubet kanë vendosur këto kushte. Nëse disa klube nuk mund t’i shkojnë pas atyre kërkesave, nuk mund të qëndrojë as bojkoti.

Prisnit mbështetje nga FSHF që shorti mos hidhej dhe mos caktohej data, për t’i shkuar pas vendimmarrjes së Ligës?

Jo! Federata ka hedhur shortin, kjo qe paracaktuar me kohë. Ne duam që gara të fillojë, por kushtet e vendosura duhen negociuar dhe diskutuar. Aq më tepër që jemi para një situate të rrallë ku 4 ekipe shqiptare u kualifikuan në Europë. Një ngjarje e rrallë. Kërkohet një mbështetje plus nga qeveria, për të vazhduar edhe në të ardhmen.

Nëse kampionati fillon, do e rishikoni pozicionin tuaj si kryetar i Ligës?

Sigurisht do e rishikoj. Nuk ka kuptim të vazhdoj në një situatë që nuk ka zgjidhe.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?