Sport

FSHF 'i përjashtoi' nga stadiumi para ndeshjes me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi bëjnë hapin tjetër: Do jemi aty për Kombin

5 Qershor, 10:38| Përditesimi: 5 Qershor, 12:55

  • Share

Tifozat Kuq e Zi (TKZ) nuk do jenë në stadium për ndeshjen kundër Serbisë, e cila luhet të shtunën e 7 qershorit në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës. Rëndësia e sfidës ka bërë që grupimi historik i tifozëve të Kombëtares të mblidhet pranë stadiumit për të mbështetur ekipin dhe parë sfidën së bashku me mijëra të tjerë. Në një njoftim të fundit, TKZ thonë se do jenë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" tek lulishtja e "Vëllezërve Frashëri" dhe do shohin ndeshjen nga një ekran i madh.

"Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen. Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë. Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.

Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë", njofton TKZ.

Prej muajsh TKZ është në një "luftë" me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për shkak se ultrasit dolën kundër bashkorganizimit të Euro 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia. Prej atij kundërshtimi FSHF nuk siguroi më sektorin e dedikuar për TKZ në stadium, ndërsa tifozët nuk kanë gjetur edhe biletat që më herët i kishin të siguruara për anëtarët.

Në të tilla kushte "lufte" mes TKZ-së dhe FSHF-së, është Kombëtarja që humbet zërin më të madh të mbështetjes në stadium.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?