Tirana luan me Laçin për javën e 25-të në Superligën e futbollit. Të shtunë në 17:00 ndeshja do zhvillohet në "Elbasan Arena". Bardheblutë nuk do mund të luajnë në kryeqytet, kjo për shkak të sjelles së tifozëve në derbi.
Skuadra e Orges Shehit humbi 2-0 me Partizanin, teksa sjella e tifozëve me sendet e hedhur në fushë dhe thyerjet e stolave ka bërë që drejtuesit të "kyçin" stadiumin.
Për sjelljet jo të hijshme në stadium, policia ka proceduar edhe tre persona që po hetohen në gjendje të lirë. Kështu, në ndeshjen e së shtunës me Laçin, Tirana do udhëtojë në Elbasan për të qenë pritëse. Në këtë përballje Orges Shehi nuk do ketë gati kapitenin Najdovski dhe sulmuesin Patrick për shkak të kartonave.