FSHF kërkesë qeverisë: Të rifillojë kampionati rreth 20 majit, pa tifozë dhe nën masa të rrepta higjienike

24 Prill 2020, 17:33| Përditesimi: 24 Prill 2020, 17:54

  • Share

Pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit FSHF ka në plan rinisjen e kampionatit shqiptar rreth datës 20 maj. Kjo është ideja e fundit në FSHF pas udhëzimeve që UEFA dha të mërkurën. Lajmi konfirmohet nga Lysien Nurishmi shef i sektorit të garave. Kërkesa i është dërguar në datën 22 prill, ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ku i kërkohet rinisja e kampionatit brenda datës 20 maj si dhe rinisja e stërvitjes së ekipeve në 2 maj, mes futbollistëve të ruhet distanca sociale.

Gjithsesi ky mbetet vetëm një objektiv, pasi për të rifilluar kampionatin, duhet marrë miratimi i qeverisë, që me siguri varet nga ecuria e pandemisë në vendin tonë. Federata Shqiptare e Futbollit ka planifikuar zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të kampionatit dhe jo përfundimin e sezonit me akordimin e trofeve në tavolinë, pa u luajtur 10 javët e mbetura. Dhe pse mendohet rinisja e kampionatit, ai do të luhet pa praninë e tifozëve dhe nën masa të rrepta higjieno-sanitare. Pritet që në ditët në vijim të ketë dhe një njoftim zyrtar nga ana e Federatës Shqiptare e Futbollit nëse kërkesa në fjalë do të marrë miratimin nga qeveria.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?