Foto ilustruese

FSHF kërkon takim me Kryeprokuroren Arta Marku

12 Maj 2018, 16:53| Përditesimi: 12 Maj 2018, 16:56

  • Share

Federata Shqiptare e futbollit kërkon ndihmë nga Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Ky institucion, për të luftuar korrupsionin dhe për të pastruar futbollin shqiptar, i është drejtuar Kryeprokurores me një letër, ku thuhet:

Federata Shqiptare e futbollit, duke pasur si qëllim të përhershëm mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të futbollit shqiptar, është gjithnjë në përpjekje për të luftuar fenomenet apo praktikat joetike që dëmtojnë imazhin e lojës së futbollit në përgjithësi.

Fatkeqësisht, me mjetet e kufizuara në dispozicion të drejtësisë sportive, këto përpjekje nuk kanë qenë gjithnjë frytdhënëse.

Me vullnetin për të përmirësuar situatën aktuale, por edhe për të vendosur një urë konstante bashkëpunimi midis dy institucioneve tona, kërkojmë një takim për të ndarë me ju disa prej problematikave që FSHF has në aktivitetin e saj.

Federata Shqiptare e Futbollit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?