Fundjava rikthen Superligën shqiptare të futbollit me javën e nëntë. Edhe këtë sezon ka pasur shqetësime për stadiumet, ndërsa mësohet se derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos nuk do luhet në "Air Albania".
FSHF ka vendosur të "kyçë" stadiumin për klubet, kjo për gjendjen e fushës dhe duke e mbajtur gati impiantin dhe tapetin për Kombëtaren, e cila luan më 16 dhe 19 nëntor në Ligën e Kombeve.
E programuar për në datën 19 tetor në orën 17:00, dueli mes Tiranës dhe Dinamos duket se do spostohet në Vlorë, me sfidën që vetëm emrin e ka "derbi i kryeqytetit".
Me "Selman Stërmasin" në gjendje të mjeruar, kryeqyteti ka vetëm një stadium të gatshëm për ndeshje, atë të Partizanit.