FSHF manipuloi bilancet, ekipet tona rrezikojnë Europën

10 Maj 2018, 16:21| Përditesimi: 10 Maj 2018, 17:55

  • Share

Pas zbulimit të falsifikimeve për klubin e Tiranës, UEFA ia ka hequr autorizimin për licensim FSHF sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Evropës. Këtej e tutje do ta kryejë vetë procesin dhe kjo do të thotë se federata humbet plot 250 mijë euro. Procesi i licencimit tashmë do të jetë shumë rigoroz dhe ka mundësi të mbeten jashtë shumë skuadra shqiptare.

Është hera e dytë që FSHF nuk e merr fondin prej 250 mijë eurosh, por nuk e ka bërë publike herën e parë. Një penalitet serioz ishte edhe largimi pa procedure i Elton Gjipalit nga FSHF në cilësinë e kreut të komisionit të licensimit.

Klubet shqiptare të futbollit kanë mangësi të theksuar në dokumentacion, sidomos të kritereve financiare. FSHF, me urdhër të saj, ka manipuluar dosjet, pasi rrezikohej seriozisht gara.

Bilanci i një klubi është një vërtetim që s’ka detyrime te tatimet, që s’ka detyrime ndaj klubeve të tjera dhe që s’ka detyrime ndaj lojtarëve. Të gjitha këto duhet të jenë të pasqyruara edhe në bilanc dhe hidhen çdo vit në sistemin e UEFA-s.

FSHF ka dal blof, sepse nuk ka vënë në sistem borxhet ndaj futbollistëve, ndërkohë që ka lojtarë që fitojnë gjyqet në FIFA për rrogat e prapambetura. Dhe gafa e federatës është se po ajo vetë i heq pikë nga renditja, sipas rregullave të FIFA-s.

Rasti i Tiranës nuk është i vetmi, e pësoi më shumë klubi, që përveç nuk mori 215 mijë euro nga pjesëmarrja në Europa League vitin e kaluar, i janë zbritur 3 pikë, rrezikon edhe 3 të tjera, ndërsa mbetet akoma me plot borxhe. Tashmë që licensimin në Kupat e Europës e ka marrë në dorë UEFA, me siguri do të kemi surpriza sa u përket ekipeve që do të luajnë në kompeticionet europiane.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 10/05/2018 16:51

    Ore po çfar bën ky Edi Rama që vazhdon e mban akoma ktë monstrën armando hajdut ordiner injorant armando dukën po çfar faktesh të tjera do Edi Rama për ta nxjer me shklma jasht ktë ordiner e ta fusin në burg qenin e zi duka .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?