‘FSHF ndryshon statutin sa herë ka zgjedhje’, Fakaj: Shakohoxha është i ‘çmendur’ që rivalizon Dukën

8 Shkurt 2022, 12:46| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 13:20

  • Share

Ish-futbollisti i kombëtares Ervin Fakaj thotë se zgjedhjet në futboll po ngjajnë me ato të politikës ku gjithmonë ka mungesë transparence dhe akuza. Në studion e ‘Report TV’ Fakaj thotë se qëllimisht shoqatave rajonale të futbollit iu dha një rëndësi e madhe që në fund FSHF-ja të rikonfirmojë Armand Dukën si president.

“Zgjedhjet janë gjithmonë shumë të elektrizuara. Në politikë po, por po ndodh edhe në futboll. Do isha shumë i lumtur që në botën e sportit të jepnim një mesazh ndryshe, por edhe në futboll po zhvillohen zgjedhjet me një klimë të tensionuar, jo transparente. Të ishin sa më sportiv dhe në fund të fitonte më i miri, por unë nuk e shoh kështu këtë punë. Shoqatat rajonale të futbollit morën një rëndësi të madhe me ndryshimet statutore. Pesha që iu dha iu dha me paramendim që zgjedhjet të ishin sa më të kontrollueshme. Mediat nuk lejohen, kandidatët nuk pranohen. Emrat në lista duhet të bëhen publikse sepse sfiduesi duhet të dijë ku të shkojë, kë të bindi. Dalin emrat vetëm ditën që zhvillohen zgjedhjet dhe kjo është e pakonceptueshme. Është çmenduri të futesh në një garë ku është e paracaktuar. Ti s’di kujt ti flasësh. S’di kë të takosh,”-tha ai.

Fakaj më tej u ndal te çështja e delegatëve në shoqatat e futbollit, pasi FSHF duke mos qenë transparente i shton ato sa herë që i duhen për të nxjerrë fitues kandidatët që mbështeten prej tyre.

“Nëqoftëse nuk njeh delegatët ti nuk njeh ata që votojnë. Je pa shans në këtë luftë. Duhet një muaj ose dy muaj më parë që listat të bëhen publike. Se kuptoj si disa nga delegatët, ose shumë, që do jenë më 2 mars janë edhe nënpunës. S’mund të jesh edhe nënpunës në FSHF edhe delegat në zgjedhje. Për kë do votosh?! Normal që për punëdhënësin tënd. Që në projekt kjo ka qenë e padrejtë. 6 mandate janë shumë pavarësisht se me Dukën nuk kam asgjë. Maksimumi do ishte 2 mandate, sikur edhe unë të isha. Mandatin e 6 ta kërkojë me transparencë. Pse duhet të jesh kaq i ngrutë?!”-deklaroi ai.

Skuadra me emër si Flamurtari dhe Luftëtari nuk do ketë të drejtë vote më 2 mars kur të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-së, pasi me ndryshimet në statut votojnë vetëm ekipet e Superligës dhe të katgeorisë së parë.

“Sigurisht që është keqardhje për këto ekipe. Shoqatat përfaqësojnë futbollin e fëmijëve duhet të kenë peshën e vet, sepse fëmijët janë e ardhme, por s’mund ta ndryshosh statutin saherë që ka zgjedhje. Është e pamundur që gjysmat e votave janë të kontrolluara. Kush futet në garë me këtë situatë?! Mënyra si i ka zhvilluar të gjitha asambletë është se nuk kanë lënë vend për konkurencë,”-u shpreh ai.

Në këto kushte Fakaj mendon se rivali i Dukës, gazetari Dritan Shakohoxha, e ka të kotë që kandidon.

“Shako ka një inicativë shumë të guzimshme, të çmendur. S’mund të hysh në një garë ku misioni është i pamundur. Ti shkon më 2 mars 26 me 0 me vota në favor të Dukës. Pastaj ka edhe mbështetësin e vet në Superiore. Më 2 mars është e përfunduar. Kjo për mua është keqardhje. Këtu flasim për sport, përse mos të jemi pak më sportiv?! Në fund çdo fillim e ka edhe një fund. Secili e kryen misionin e vet, nuk duhet të jesh patjetër president,”-tha ai.

I pyetur nëse Armand Duka do kandidjojë për mandatin e 6 Fakaj ka këtë përgjigjje:

“Duka do jetë aty. Nëqoftëse zgjedhjet u bënë në këtë lloj mënyrë Duka do jetë kandidat, sepse mbështetësin e tij janë aty,”-përfundoi ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?