Anthony Caci dhe trajneri i Fulham, Marco Silva

Sport

FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

19 Prill, 09:06| Përditesimi: 19 Prill, 09:08

  • Share

Fulham në Premier League është duke menduar të afrojë në ekip Anthony Cacin, mbrojtësin-mesfushor të Mainz në Bundesligë. I lindur në Francë, 27-vjeçari me origjinë shqiptare prej 2022 është pjesë e elitës së futbollit gjerman dhe ka treguar rritje në lojën e tij, aq sa Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) kanë nisur kontaktet për ta veshur kuqezi.

'TEAMTalk' në Angli mëson se Fulham e dëshiron Cacin si pjesë të ekipit dhe merkaton e verës që vjen do bëjë çmos për të pasur në ekip një lojtar me shumë vlera, që luan në krahun e djathtë dhe të majtë.

Gjithçka vjen pasi Kenny Tete nuk do jetë pjesë e Fulham për shkak të skadimit të kontratës dhe drejtuesit kanë pikasur Cacin për të forcuar ekipin në të njëjtin pozicion. Caci është objektivi kryesor i verës dhe Fulham ka nisur bisedimet me Mainz për të kuptuar kushtet e tyre.

Duke pasur parasysh se kontrata e Cacit skadon në verën e 2026, Mainz nuk zbret poshtë 8 milionë eurove për të lënë të lirë shqiptarin. Vlerësimi konsiderohet i drejtë nga Fulham, me këta të fundit që po shqyrtojnë seriozisht një ofertë këtë verë.

RIVALITETI - Për Cacin nuk është vetëm Fulham në garë, pasi disa klube të tjera nga pesë ligat më të forta në Evropë, përfshi ato nga Portugalia kanë shfaqur interes për Cacin.

FSHF hyn në lojë - Muajt e fundit, Caci është kontaktuar nga vetë Sylvinho dhe zyrtarët e Federatës për të qenë pjesë e Kombëtares kuqezi. I lindur në Forbach të Francës, Caci ka dalë nga moshat e Strasbourg dhe këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje me Mainz duke shënuar një gol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?