Federata Shqiptare e Futbollit

Sport

FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

17 Prill, 18:23| Përditesimi: 17 Prill, 18:24

  • Share

FSHF njofton se nuk do të marrë pjesë në asamblenë e KOKSH me 23 prill, pasi sipas FSHF, Komiteti Olimpik Kombëtar i ka refuzuar kërkesën për diskutimin e një çështje, që çdo anëtar mund te propozojë. 

Kërkesa e FSHF kishte për qëllim shprehjen e qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme mbi zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS), i cili e ka shpallur të pavlefshëm vendimmarrjen e mëparshme të KOKSH, mekanizmat e saj zgjedhor dhe ka renditur shkelje të qarta të të drejtave të FSHF si anëtar.

Kjo vendimmarrje duhet të zbatohet detyrimisht nga KOKSH për ta kthyer strukturën Statutore të KOKSH brenda kornizës së ligjit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?