Andrea Tedesco

Sport

FSHF nuk i rinovon kontratën trajnerit të Kombëtares U-17, Andrea Tedesco largohet nga kuqezinjtë

30 Qershor, 14:09| Përditesimi: 30 Qershor, 14:15

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar largimin e italianit Andrea Tedesco nga stoli i Shqipërisë U-17. Tekniku italian ka përfunduar kontratën një vjeçare me FSHF-në dhe me marrëveshje të përbashkët, palët kanë vendosur të mos e rinovojnë më tej, duke mbyllur bashkëpunimin.

"FSHF e falënderon trajnerin Tedesco për përkushtimin dhe gjithë punën e bërë në krye të Kombëtares U-17, ku drejtoi kuqezinjtë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe i uron suksese në të ardhmen", thuhet në njoftim.

Edhe pse FSHF përmend Euro U-17, Shqipëria në këtë turne të organizuar në vendin tonë nuk mundi të shënonte asnjë gol dhe u eliminua që në fazën e grupeve.

Kujtojmë se para se FSHF të njoftonte largimin e tij, ka qenë Tedesco që në datën 24 qershor njoftoi diçka të tillë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?