Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike oraret për ndeshjet e mbetura në 4 javët e fundit të Kategorisë Superiore.
Elita e futbollit rikthehet sërish këtë të mërkurë me ndeshjet, ku 2 luhen në orën 16:00, përkatësisht Luftëtari-Partizani dhe Lushnja-Skënderbeu, ndërsa 3 sfidat e tjera në orën 19:00.
Bie në sy fakti se për dy javët e tjera, FSHF ka zgjedhur që ndeshjet të zhvillohen të gjitha në një ditë, dhe të gjitha në një orar, duke bërë kështu garën të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit.
Ndeshjet e javës së 34-t, do të luhen të dielën, më 13 maj, të gjitha në orën 17:00. Ndërsa, java vijuese, do të luhet të shtunën, më 19 maj, e gjitha po në orën 17:00.
Ndërkohë, mbetet për t’u plotësuar edhe orari i javës së fundit, e përcaktuar në datën 23 maj. Më poshtë, kalendari i plotë.
Java 33 (9 maj)
Luftëtari-Partizani 16:00
Lushnja-Skënderbeu 16:00
Flamurtari-Laçi 19:00
Vllaznia-Kamza 19:00
Teuta-Kukësi 19:00
Java 34 (13 maj)
Laçi-Lushnja 17:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Kukësi-Luftëtari 17:00
Partizani-Vllaznia 17:00
Kamza-Flamurtari 17:00
Java 35 (19 maj)
Kamza-Laçi 17:00
Flamurtari-Partizani 17:00
Vllaznia-Kukësi 17:00
Luftëtari-Skënderbeu 17:00
Teuta-Lushnja 17:00
Java 36 (23 maj)
Laçi-Teuta
Lushnja-Luftëtari
Skënderbeu-Vllaznia
Kukësi-Flamurtari
Partizani-Kamza