TIRANË- Vijon saga e mos regjistrimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, që prej Asamblesë së Mbajtur marsin e kaluar, e cila juridikisht nuk njihet nga Gjykata. Për shkak të shkeljeve shume të renda dhe të pakalueshme, gjykata nuk ka riregjistruar as sot vendimet e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Çështja është ende në gjykim dhe është shtyrë seanca për në datën 19 shtator 2022, në orën 15:00 kur do të shpallet edhe vendimi gjyqësor. Ndërkohë që drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit vijojnë detyrën të paregjistruar në gjykatë duke marrë vendime dhe prodhuar pasoja që juridikisht janë nul.
Kujtojmë se më 15 mars, përmes një procesi të manipuluar që në gjenezë, Armand Duka u rizgjodh sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai siguroi 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme, edhe pse Gjykata edhe sot e kësaj dite nuk i njeh këto zgjedhje dhe për pasojë edhe vendimet e saj.
Dukës i mjaftonte që të merrte 29 vota në raundin e parë, por ai e kaloi këtë shifër duke marrë shumicën dërrmuese teksa ishte siguruar që kundërshtarët e tij të mos i lejonte që të merrnin pjesë në votim. Shoqata Rajonale e Tiranës, (6 delegatë me të drejtë vote) e cila ka kundërshtuar hapur procesin e zgjedhjeve, nuk mori pjesë në votim. Në Asamble u zgjodh edhe Komiteti Ekzekutiv me këta emra: Armand Duka (Si kreu i FSHF-së)
Arben Dervishaj 39 vota; Lutfi Nuriu 39; Abdyl Kuriu 38; Ervin Canollari 37; Pano Xhixho 36; Fatbardh Jera 35; Anila Basha 35; Ylli Ҫekiҫi 34; Gjergji Petro 34; Envi Hicka 30
Pse votimi sot ishte në kundërshtim me ligjin?
Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshtim me ligjin që procesi të mbahet sot, 15 mars. Pra Asambleja e Përgjithshme është mbledhur në një kohë kur Gjykata nuk ka dhënë fjalën përfundimtare lidhur me paditë e bëra nga drejtuesit e Shoqatave Rajonale.
Pse procesi ishte i manipuluar?
Armand Duka, një njeri i cili ka drejtuar FSHF-së për 20 vite i ka siguruar vendin vetes që të drejtojë këtë institucion deri sa ai të dëshirojë. Si e ka bërë këtë? Nëpërmjet ndryshimeve në statut, duke u dhënë Shoqatave Rajonale 50% të votave, ndërkohë që më herët kanë pasur më pak, dhe nisur nga kjo, manipulimi ka nisur që në zgjedhjen e krerëve të tyre. Duka vendosi në krye të Shoqatave kandidatë të vet, ku disa u pranuan në heshtje, teksa ka pasur kundërshti të forta nga Shoqata e Tiranës, e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës të cilat e kanë çuar procesin në Gjykatë. Për Shoqatën e Tiranës, Gjykata foli duke njohur kryetar Eduard Prodanin dhe rrëzoi Krenar Alimehmeti, kryetarin që mbështeste Duka dhe që u zgjodh në 24 janar në një proces të manipuluar me delegatë anonimë. Ndërkohë, vendimi për Durrësin, Gjirokastrën dhe Shkodrën nuk është marrë ende. Ndërkohë, me ndryshime në statut, për zgjedhjen e Dukës në krye të FSHF-së kanë votuar edhe delegatë që merrnin rrogë nga FSHF-ja. Report TV dhe Shqiptarja.com kanë sjellë në vëmendje të lexuesve të gjitha skandalet e FSHF-së me qëllimin e vetëm që Duka të vijonte drejtimin e saj edhe për 4 vite. Gjykata e Tiranës paralajmëroi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshtim me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg, por përkundër këtij vendimi, Armand Duka dhe vartësit e tij në organet drejtuese të FSHF kanë vendosur që t’i shkojnë gjer në fund një procesi të manipuluar ku rezultati është i paracaktuar që në fillim. Tashmë pritet që fjalën e fundit ta thotë drejtësia.
Nuk e keni harruar besoj si kercenoi xhepisti i Sorosit para disa javesh per nje vendim qe mbronte te drejten e qytetarit kunder Bashkise: do ta shikoje ai gjyqtari ne Veting! Mesazh i qarte dhe per kete mjeranen gjyqtare, bjeri çekiçit si te themi ne perndryshe iken edhe ti me veting sic ti hoqem vellain dhe kunaten. Kjo eshte e ashtuquajtura drejtesi e re e pavarur dhe e pakorruptuar, nje grup i gatshem ne sherbim te monstrave dhe xhepisteve.
Përgjigju