Federata Shqiptare e Futbollit në një deklaratë për mediat, akuzon kryebashkiakun Veliaj se ka bërë një bisedë me anëtarët e shoqatës së futbollit Tirana vetëm pak orë para nisjes së punimeve, duke bërë kështu sipas FSHF-së një ndërhyrje të politikës në çështjet që i takojnë komunitetit të futbollit.
Në këtë takim kryebashkiaku, sipas FSHF-së, me një fjalor banal, i bën presion anëtarëve të shoqatës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF, ndërsa mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës u ka bërë një listim i të gjithë gjërave që duhet të bëjnë.
Lajmi kryesor:
FSHF publikoi përgjimin për Veliajn! Reagon kryebashkiaku: Shantazh për llogari të beut të saj dhe po manipulon procesin zgjedhor! Reagojnë edhe Meta e PD
M.Q.//ReportTv.al