Federata Shqiptare e Futbollit

FSHF vendos “censurën”: Asnjë Tv nuk mund të transmetojë pa lejen tonë

15 Gusht 2018, 15:41| Përditesimi: 15 Gusht 2018, 15:44

  • Share

Me fillimin e sezonit futbollistik 2018-2019, Federata Shqiptare e Futbollit i drejtohet të gjithë transmetuesve TV në vend, në rang kombëtar dhe lokal, në lidhje me përdorimin e sekuencave audio dhe video të kompeticioneve të saj, duke iu referuar aspektit ligjor për mundësimin e tyre.

FSHF, sipas legjislacionit në fuqi, është zotëruesja e vetme e të gjitha të drejtave audiovizive të Kampionateve Kombëtare të Futbollit, si dhe të ndeshjeve të Ekipeve Kombëtare të futbollit, kjo, bazuar në nenet 15, 32 dhe 33 të Ligjit Nr.9376, datë 21.04.2005, “Për Sportin”.

Duke iu referuar pikërisht bazës ligjore në fuqi, FSHF bën me dije të gjitha mediat elektronike se asnjë subjekt transmetues nuk mund të përdorë këto të drejta në asnjë formë, apo kohëzgjatje, pa lidhur një marrëveshjeje kontraktuale me FSHF.

Për sezonin 2018–2019, për kampionatin Shqiptar të futbollit “Kategoria Superiore” dhe për kompeticionin “Kupa e Shqipërisë”, FSHF është i vetmi subjekt që ka të drejtë të shesë të drejtat e sekuencave (highlights) audiovizive të ndeshjeve të këtyre aktiviteteve.

Të gjitha mediat e interesuara për blerjen e sekuencave, për përdorim në edicionet informative apo emisionet sportive, janë të mirëpritura të kontaktojnë Departamentin e Marketingut pranë FSHF-së për të marrë informacionin e nevojshëm dhe për të lidhur kontratat respektive.

Nga ana e saj, FSHF, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, nuk do të lejojë në asnjë moment transmetimin e pjesshëm të asnjë sekuence audiovizive nga subjekte të paliçensuara. FSHF mbetet e hapur për të bashkëpunuar në këtë proces të rëndësishëm.

Komento

Komente

  • redi: 15/08/2018 19:12

    FSHF me te vertete ka te drejten ligjore te kete autoritetin eksluziv te transmetimeve televizive , por ne te njejten kohe ka te drejten ligjore te kontrotrollohet nga KLSH per shpenzimet e te ardhurave financiare dhe jo te kundershtoj te kontrollet . Mbi ligjin nuk duhet te kete as person publik dhe as institucion shteteror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?