Moment nga ndeshja Bulqiza 5-1 Internacional

FSHF-ja e Dukës palë me trukimet? Falen pa arsye dhe prova tre klubet e dënuara me 5 vite përjashtim

13 Shtator 2022, 13:38| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 13:48

  • Share

Tre klubet e dënuara në maj të këtij viti për trukim ndeshjesh janë falur nga Komisioni i Apelit në FSHF-në e drejtuar nga Armand Duka.

Klubi ‘Gramshi’, ‘Bulqiza’ dhe ‘Internacionali’ i Tiranës janë rikthyer të marrin pjesë në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, teksa më herët kishin apeluar vendimit. Po ashtu është falur edhe arbitri Mehmet Koçi, i dënuar me 2 vite përjashtim pasi nuk kishte raportuar trukimet në ndeshjen Bulqiza-Veleçiku. Mungesa e informacionit apo sqarimit të këtij vendimi nga Komisioni i Disiplinës ngre dyshimet për korrupsionin në futbollin shqiptar.

Vendimet e Komisionit të Apelit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?