Kristian Panuci në konferencën për shtyp, të mbajtur para ndeshjes Shqipëri-Skoci

Sport

FSHF-së i largohet zëdhënësi i shtypit, Panuçi kërkon zëvendësues: Ejani paraqituni me mini-fund dhe taka

12 Nëntor 2018, 20:45| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 21:01

  • Share

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka dalë këtë të hënë në konferencë për mediat në ambientet e FSHF, përpara se të zhvillohet ndeshja me Skocinë. Në këtë konferencë për shtyp, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve ka qenë mungesa e zëdhënësit për shtyp, Gerti Çarçanit. Ky i fundit është larguar nga ky post dhe lajmin e ka dhënë pikërisht trajneri Panuçi.

Ai filloi madje të bënte edhe batuta me gazetarët, duke shkaktuar të qeshura në sallë. “Ka ikur Çarçani, edhe pak do hapim audicionet për postin e zëdhënësit të ri. Por duhet të paraqiteni me mini-fund e me taka”, komentoi ai. 

Rrethanat e këtij ndryshimi në stafin e FSHF-së nuk dihen ende, pasi sikurse dihet, Çarçani në vitet e fundit ka mbuluar të gjithë departamentin e informimit të publikut në institucionin e futbollit shqiptar. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?