Fshihej në një hotel, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së Edis Reçajt në Shkodër (VIDEO)

28 Prill 2022, 08:56| Përditesimi: 28 Prill 2022, 09:26

  • Share

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit Edis Reçaj është vënë në prangat e policisë së Shkodrës.

I riu i identifikuar si Elfat Salihi, 29 vjeç u kap në një hotel në lagjen “Mark Lula”, ndërsa u vu nën hetim edhe pronari i hotelit i identifikuar si Gj.D., 59 vjeç, pasi nuk ka kryer procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe lëshimin e kuponit tatimor për shërbimin e ofruar në subjektin që administronte. 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Operacioni i koduar “Perash” u realizua nga policia e Shkodrës pasi morën informacione se Salihi, në lagjen “Daniel Matlija” fshihej në një hotel. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të castit, por nuk jep detaje. Ndërsa burime për bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori, emri i të cilit nuk bëhet me dije ende, kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 19 prillit, pranë një lokali në lagjen Perash, i plagosuri Edis Reçaj 28 vjeç, mori një plumb në këmbë, ndërsa u paraqit vetë në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ishte një telefonatë për të shtëna me armë zjarri që ngriti në këmbë policinë e Shkodrës, por nga kontrollet në zonë nuk u gjet asnjë provë. Më pas Spitali i Shkodrës njoftoi se një person i plagosur me armë zjarri kishte mbërritur në urgjencë.

Në dëshminë e tij në ambientet e spitalit 28-vjeçari ka thënë se nuk e njeh personin që e ka qëlluar dhe se ai i kishte shkuar nga pas dhe e kishte qëlluar menjëherë.

"Personi ka qenë me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me asnjë person apo probleme me persona të tjerë", ka thënë ai.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori, emri i të cilit nuk bëhet me dije ende, kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë. 28 vjeçari është qëlluar me armë zjarri brenda në makine, ku është gjetur edhe gëzhoja e armës, por ende rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. 

28-vjeçari nuk është person me precedent penal, por ndërkohë rezulton se është nipi i Edmir Alisë, i ekzekutuar në vitin 2014 për pazare droge. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me plagosjen e Reçajt. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AltinTop: 28/04/2022 10:18

    Hotel me 5 yje…si vete shteti jone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?