Foto ilustruese

Fshihte kallashnikovët dhe municion luftarak në një banesë, në pranga 31-vjeçari në Dibër

17 Shtator 2022, 15:05| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 15:52

  • Share

Një 31-vjeçar u arrestua në Dibër pasi mbante armë dhe munision luftarak në një banesë që e përdorte posaçërisht për të fshehur armët.

31-vjeçari M.T., përdorte një banesë në fshatin Zall-Reç, në Dibër për të fshehur dy kallashnikovë dhe municion luftarak. Pas kontrollit në këtë banesë, policia gjeti dhe sekuestroi sendet e jashtëligjshme.

Mbi M.T. rëndon vepra penale: Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Armët u gjetën në kuadër të operacionit policor të koduar “The user” të Policisë Dibër.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?