Reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi

VIP & Spektakël

Fshinë të gjitha fotot së bashku, Kejsi reagon për ndarjen nga Stresi (Foto)

31 Gusht 2018, 11:36| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 11:45

  • Share

Prej disa muajsh lidhja e tyre ka qenë në qendër të të gjitha mediave rozë. Reperi Arkimed Lushaj dhe Kejsi rrëfyen detaje të ndryshme që nga njohja e deri tek fejesa e tyre.

Mirëpo syri i publikut kap edhe detajet më të vogla përsa i përket jetës private të personazheve të showbizit. Stresi dhe Kejsi u përfolën për një ndarje mes tyre, pas fshirjes së të gjitha fotove ku kanë dalë së bashku dhe nga fakti që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Njëra nga ndjekëset e ka pyetur Kejsin nëse janë ndarë dhe ajo i është përgjigjur me mjaft finesë.  “A jeni ndarë me Stresin? Thjesht po pyes se i keni fshirë fotot të dy me njëri-tjetrin edhe s’e keni follow njëri-tjetrin,”- i shkruan ndjekësja.

Komentet në foton e Kejsit

“Unë jam e martuar s’e njoh fjalën ndarje,”- ia kthen Kejsi e cila ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për një ndarje mes tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?