Fshirja e adresave në Luginën e Preshevës, Cakaj: Shqetësimin e kemi paraqitur te institucionet ndërkombëtare, të rrisim ndjeshmërinë mbi këtë çështje

17 Dhjetor 2020, 15:49| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 15:51

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim në Kopenhagen, në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në të cilin ka paraqitur shqetësimet, çështjet dhe problemet që paraprakisht janë diskutuar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Pas këtij takimi, Kryediplomati Cakaj bën me dije se është bërë e mundur që në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të shkojnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës. Sipas Cakaj kjo është vetëm pjesë e një përpjekje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar mbi këtë çështje.

“Nga Konpenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër Evropiane, për t'i dhënë zë e forcë Luginës.”- tha Cakja

Kjo çështje u ngrit me shqetësim edhe nga presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë më parë nga Tiranë, e cila tha se Serbia po bën spastrim etnik të heshtur në Luginë  e Preshevës dhe se Kosova e Shqipëria duhet të bashkëpunojnë dhe të kenë një zë të fortë për të ndaluar këtë gjë.

Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia po tenton te krijojë një pasqyrë të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?