Gent Cakaj në bisedën virtuale me Marija Pejčinović Burić

Politikë

Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Cakaj bisedon me Sekretaren e Përgjithshme të KE: Të trajtohet me prioritet

3 Dhjetor 2020, 12:51| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 12:58

  • Share

Ministri i punëve të jashtme Gent Cakaj në një video telefonat të zhvilluar me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Pejčinović Burić diskutuan për procesin e fshirjes së adresave shqiptare në Luginën e Preshevës.

“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë”, shprehet Cakaj  në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Ai në postim theksoi se ky takim virtual nuk është veç se një aksion diplomatik për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Një bisedë jashtëzakonisht e dobishme me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, znj. Marija Pejčinović...

Posted by Gent Cakaj on Thursday, December 3, 2020

 

 

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?