TIRANË- Në 27 janar 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i lakuar për tendera të shumtë, paga të larta dhe klientelizëm, ka finalizuar tenderin e radhës në konflikt interesi dhe me hije abuzimi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ''100 Fshatrave'', pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Rurale. Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë. Fitues të tenderit janë kompania ‘Mascarpone’ bashkë me personin fizik Endrit Maci, i cili ofron shërbime si agjenci publiciteti. Oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish është spostuar edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.
Fitues një kuzhinier me aktivitet përballë FSHZH
Alfio Rrotani, një kuzhinier i njohur, është administratori edhe aksioneri kryesor i kompanisë fituese ‘Mascarpone’, me 55 % të aksioneve, ndërsa bashkëpronarët e tjerë janë Senad Perfati, Blenardo Rrushi dhe Eljona Sulovari. Themeluar në dhjetor të vitit 2018, firma fituese në fakt është një bar-restorant që ndodhet përballë godinës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe që natyrisht frekuentohet nga zyrtarët e niveleve të ndryshme të FSHZH-së, pa përjashtuar as zyrtarët kanë firmosur letrat e tenderit. Sipas dokumentacionit, bar-restoranti rezulton në adresën Rruga ''Sami Frashëri'', përballë Shkollës Petro Nini Luarasi'', në Tiranë, që përkon me adresën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dyshimet për njohje mes funksionarëve publikë që kanë bërë letrat e tenderit dhe kuzhinierit përfitues, janë të natyrshme.
Fituesi lidhjet me djalin e kreut të FSHZH?
Alfio Rrotani ka rolin kryesor në krahun e përfituesve të parave publike me anë të projektit të diskutueshëm të FSHZH. Rrotani figuron i punësuar vetëm si administrator i kompanisë ‘Mascarpone’. Megjithatë, ka dyshime për një lidhje financiare mes Alfio Rrotanit dhe Flladi Agolli, i cili është djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Flladi Agolli është pronar i kompleksi “Bedouin Beach & Bar”, në plazhin e Hamallajt. Kompleksi është pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit. Në media është raportuar se Alfio Rrotani ka punuar si shef kuzhine pikërisht në restorantin e djalit të kreut të FSHZH.
Por, Report Tv ka mësuar se kreu i FSHZH, Dritan Agolli ka një version tjetër. Sipas burimeve, Agolli ka theksuar se fituesi i tenderit Alfio Rrotani nuk ka punuar tek restoranti i djalit të tij, por Rrotani është kontraktuar nga Flladi Agolli për të realizuar menunë e lokalit të tij në Hamallaj. Rrotani ka marrë pagesën për këtë shërbim dhe sipas Agollit nuk ka pasur raport tjetër financiar mes tyre.
Kuzhinieri pothuajse nuk do të bëjë asgjë
Report Tv lexoi dokumentet e tenderit për shërbimin e konsulencës për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ''100 Fshatrave''. Nisur nga përmbajtja e dokumenteve për shërbimin e kërkuar, praktikisht kompania nuk do të bëjë pothuajse asgjë. Në pjesën e kontekstit të ndërhyrjes, nuk është e qartë se çfarë shërbimi do të ofrojë konkretisht Alfio Rrotani, pasi flitet për çështje të përgjithshme në një kontekst social dhe historik.
“Kjo ndërhyrje synon ridimensionim e fshatit shqiptar në një nivel të kënaqshëm në raport edhe me turizmin dhe jetën socio-ekonomike të banoreve që jetojnë ne to. Fshati shqiptar është pjesë integrale dhe e pazëvendësueshme për sektorin e turizmit në përgjithësi dhe atij të agroturizmit në veçanti. Në Shqipëri, turizmi gjithmonë e më shumë po zë një vend të rëndësishëm në strukturën dhe peshën e ekonomisë... FSHZH duke marrë në analizë faktorët që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit në territorin e 100 Fshatrave, ka identifikuar si nevojë krijimin e produkteve autentike ushqimore lokale dhe krijimin e Menusë 100 Fshatrat.
Në këtë kontekst përmes kësaj ndërhyrjeje do të synohet mireorientimi dhe përmirësimi në mënyrë të shpejte dhe të qëndrueshme e këtij elementi kyç për zhvillimin e turizmit në territorin e 100 fshatrave”.
vjedhje par exellence. po mbase do i mbaje me te ngrena e te pira gjithe vitin ku i dihet mbeti menyja e voskopojes e dardhes ne duart e ketij. po ca leku ju kane shkuar mbrapa dhe ketyre qe e dhane se gjella me kripe e kripa me karar.
PërgjigjuE si mund te motivohet pastaj punetori i thjeshte te punoje kur tipa si ky me nje te rene te lapsit fusin 400 million te cica!
PërgjigjuE vertet ka qen shef ne biznesin Flladit sepse ate kohe kam qen ndihmes kuzhinier
PërgjigjuKy vend esht ber skandal e korrupsion nga gjitha anet dhe kryeministri jon ngeli ne fejsbuk duke u krenuar.Lum kush ka fatin te iki nga ky vend i korruptuar deri ne kocke ne cdo hallke tr shtetit.Shyqyr qe jeni ju mediat qe i zbuloni kto skandale pasi strukturat e shtetit mbyllin syt dhe ndajn milionat
PërgjigjuBoji tfala Pali Kukes dhe cunit te Palit, por thojini qe nuk fitohen tenderat duke bere fushata dhe spekullim neper gazeta dhe media sociale por duke plotesu kriteret e ligjit. Hajd tung
PërgjigjuO Edi Rama rëmpalla po ti a i shikon kto pralla me nastradin që ndodhin nën qeverisjen tënde ? ? ? Po si mor zot kta brek grisur që e kan dorën kaq të rënd me megavjedhje e ti bën sehir. Po tregoi vendin ktyre brek salepve ktyre injorantëve katër qind brezash . Që tju kthesh rinis shpresën e të qëndrojn në Shqipri. Mos i demoralizo mor Zoti kryeministër me kto lloi kaushësh ordiner që po i bējn Shqipris njē dëm të pa riparushëm. Po je me të vërtet kryeministri i Shqiptarve vepro më e pakta ktheje tenderin mbrapsht e pushoje nga puna ktë hipolit ordiner. Faleminderit për mirkuptimin Zoti kryeministër.
Përgjigjuedi rama plako nuk eshte zoti e te jet kudo se i qr me keto shprhjet fajin e karam , secili ka fytyren e vete te denohet nga gjykata te funksionojne mekanizmat . ka faj plaku jot se ti mund te ejsh idiot ?
Ca behet hajde hajde,ky popull sot qe flasim spaguan dot dritat ky tallet me leket,jazek,,..
PërgjigjuSe di kur do shitet shpia, se do ta gris pasaporten Dhe kurre svij, se besoj se do ket me arsye per tu rikthyer ne kte vend Qe eshte duke u boshatisur me qellim dhe duke u ç'populluar me dashje Dhe ktu do mbushet me llum afrike, egjipti, rumanie, sirie dhe shume tjere..
Përgjigjunese nuk ka reagim nga KM duhet qe qytetaret dhe shoqeria civile ti drejtohen donatoreve per te denoncuar aferen e ketij maskarai.
Përgjigjundaj skane besim Shqiptaret te drejtesia e ligjit dhe drejtesia e moralit. kjo ben qe syte ti mbajme (sic perjetesisht i kemi mbajtur) nga SHBA dhe EVROPA dhe kjo ben qe dhe Yri Kim te jete Guvernatore ne nje vend si jone i cili nuk ka aftesi te veteqeveriset. cdo te bente nje Kryeminister ne kete rast? ky joni hesht dhe ben sikur ska ndodhur asgje. Po mire, atehere donatoret kane te drejte te mos japin me fonde nese thagma te tilla kalojne pa vemendjen e atij qe i kemi besuar drejtimin.
PërgjigjuFshatari Agolli nuk kishte buke te hante kur ishte ne Bashkine e Tiranes ne 2001. Fytyren e kishte me njolla nga te paushqyerit. Tani ka dhe resort ne plazh.
PërgjigjuDo ta besoja dhenien e fondit, nqs do ti shkonte ndonje guzhinjeri qe eshte me verte ti heqesh kapelen si shef Gjepalit apo zotnise tek Mrizi i zanave, por tja japesh kti anonimit medioker qe as ne Itali ku thote qe ka bo nomin dhe se njef njeri meqe na bon si chef michelin eshte paradoks. Pjesa tjeter e fondit per ti fut nxhep leket osht muhb tjeter. Mund te kem antipati per shume njerez, por ky Tan Agolli mban toplisten e antipatikeve. Njeri pa dinjitet pa karakter, kopie shemtuar e Rames sepse dhe ne te folur artikulon me kembe e duar si Rama. Ishalla e mer spak ndore si ceshtje dhe ta shofim sa do i pelqeje guzhina ke 313
PërgjigjuA ju qifsha grate e ca keni o moterqira Hajduta, po mire beni se ska njerez ktu Vetem dele, vetem neper tavolina bejme gam gam Se ne realitet skane bythe per asgje, edhe breket ne koke Tia vene nuk thone gje!
PërgjigjuShikoni kush i auditon pasqyrat finaciare...
Ky vend sbehet me kurre me kto lloj lloj hajdutesh te vjen inate qe kemi investu ne shtepine tone kure kupto sa korrupsiin ka ne ket vend te quajtur “Nena Shqiperi”
Përgjigju