Stërvitja ushtarake e përbashkët 'Dimali 24'

FSK dhe FA përfundojnë stërvitjen e përbashkët ‘Dimali-24’

26 Shtator, 19:18| Përditesimi: 26 Shtator, 19:43

  • Share

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë (FA) kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët ‘Dimali-24’.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Me anë të disa fotove të publikuara Vengu tregon se stërvitja e cila u zhvillua në Gjirokastër u realizua nga 23-26 shtator.

“395 trupa nga Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut me 58 mjete dhe një togë nga Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilluan në datat 23-26 shtator, stërvitjen e koduar "DIMALI-24".

Në stërvitjen që u mbajt në rajonin Arshi Lengo, Gjirokastër u testuan kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për zhvendosjen dhe kryerjen e operacioneve luftarake mbrojtëse si dhe ndërveprimi me forcat e tjera.

Kjo stërvitje, ashtu si edhe stërvitjet e mëparshme shërben edhe për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të brendshme, duke siguruar kontribute ushtarake modeste, por dinjitoze për misionet dhe operacionet e drejtuara nga NATO, Bashkimi Evropian, apo OKB", shkruan Vengu në Facebook.

Më tej ai thekson se ceremoninë e mbylljes ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Arben Kingji, Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneralmajor Ilir Xhebexhija, delegacioni i FSK i kryesuar nga Shefi i Shtabit të FT të FSK Kolonel Valdet Berisha, drejtori i SHPFA Gjeneralbrigade, Aleksandër Pando si dhe përfaqësues nga SHPFA dhe komandantët e reparteve vartëse të Forcës Tokësore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?