Hera e parë që në kulmin e konkurencës për fronin e kryeministrit, nga kryeministri aktual të dëgjojmë ftesë drejtuar konkurentit për bahkpunim pas zgjedhjeve.
Në politkën shqiptare është ngjarje që nuk pritej. Si e tillë, ftesa, ra si rrufe në qiell të hapur; trazoi jo vetëm opinionin publik majtas e djathtas por më së shumti botën mediatike e politike.
Siç e kemi zakonin, më shumë u hamëndësua për ndonjë hile të kryeministrit në vend që të merrej mundimi të vlerësonim ftesën si akt që mund të hapte një faqe të re jo vetëm në politikën shqiptare por në historinë e vendit. Ftesën qëllimisht e leh’tuan, për ta nxjerrë jashtë diskursit që meriton.
E goditën qysh në embrion, nuk i lanë kohë e hapsirë të mëkëmbej dhe të shikonim kush ishte: e bukura apo djalli?! Kjo ftesë nuk do të mundësontë vetëm kapërcimin e ndasive pas vitit 1990, por edhe të ndasive të mëpërtejmë në historinë tonë: para vitit 1990, para vitit 1944… dhe më thellë nuk di se ku mund të ndalemi.
Në historinë tonë ndasitë nuk janë kapërxyer asnjëherë. Ndasitë janë palosur e mbivendosur na kanë ngujuar në llogore të ndryshme duke rritur urrejtjen ndaj njeri jetrit. Ne jemi sjellur me hile, jemi treguar burracakë, kemi mbyllur sytë dhe jemi bërë me më të fortin. Pasojat e një sjellje të tillë janë fatale, i kemi vuajtur, i vuajmë dhe do ti vuajmë. Kemi parë se si pala fituese ka tërhequr zvarrë humbësit në vend të shtrinte dorën e pajtimit.
Duhet gjetur guxim e burrëri që të kapërcejmë ndasitë dhe kjo e ka një nisje; si në të gjithë kombet e tjera që i kanë hyrë rrugës së qytetërimit. Përse kjo ftesë, virtyt i munguar, të mos ishte një shans për të nisur një proçes historic të vështirë por të domosdoshvm siç është kapërcimi i ndasive? Duhej dikush ta bënte dhe këtë e bëri Edi Rama.
Përse duhej t’ia përplasnim mbrapsht në fytyrë, në vend që ti hapnim rrugë një proçesi që aq shumë na duhet por na ka munguar?! Sa keq që edhe një ftesë e tillë u pa e vlerësua nga vend ngujimet e vjetra përmes xhamave të dylbive dritë vrarë..
Disa thonë se nuk është momenti i duhur, sikur ata e dinë momentin e artë!.. Të tjerët shigjetojnë se autori i ftesës nuk është njeriu i duhur, por nuk na thone se nga kush është e nga do vijë ky alien?! Maska, skuthllëqe dhe rrëshqitje që shkojnë përtej domethënies së tyre!
Kujt i inetereson një reagim i tillë, shumë i shpejtë, shumë kritik, dyshues dhe përçmues pa një analizë të motivuar nga interesa kombëtare? Ne shqiptarëve jo e jo. Mbase egos për pushtet dhe kjo pa dyshim që është e keqe, por gjithësesi një e keqe më e vogël se disa të këqija të tjera.
Kapërcimi i ndasive sot është më i domosdoshëm se kurrë, është kërkesë historike dhe e dorës së parë. Dyshoj shumë në qëllimet e atyre që e anatemuan këtë ftesë. Koha do të provojë e flasi dhe jo shumë vonë
Bravo, vleresim korrekt. Na duhet te kapercejme mbi ndasite e reja e te vjetra qe te ecim perpara. E ardhmja na intereson te gjitheve, mos ta leme peng te ndasive shkullore. Hosi
Përgjigju