Regjisori Edmond Budina i ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka refuzuar ftesën e krtebashkiakut Erion Veliaj për të bashkëpunuar për Teatrin e Ri. Ai e quan shumë hipokrite si ftesë, që sipas tij vjen nga një gënjeshtar.
"Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, e demaskoi vetë veten, thotë një gjë, bën një tjetër. Unë e quaj një krim, dhe Veliaj është kriminel, varrosi të gjitha kostumet duke i shembur, rekuizita është e varrosur, janë filmimet ku janë muret e çara dhe rrobat janë të varura. Ky gënjeshtar që qante për kostumet, ai i varrosi. Nuk kemi nxjerr një majë gjilpëre, as portretin tim. S'kanë pikën e mëshirës, me hipokrizi pranon na shtrinë dorën. Unë nuk e shoh dot në sy, t'i vij turp. Është i zgjedhur dhe jo me votat e gjithë Tiranës", tha ai.
Lajmi kryesor:
Ftesa e Veliajt/ Budina te '5 pyetjet': Hipokrizi! As nuk e shoh dot në sy! Do protestojmë deri sa të rrëzojmë qeverinë
B.K.//ReportTv.al