Armand Duka, kreu i FSHF-së dhe Sylvinho

Ftesat e Sylvinhos, trajneri i Kombëtares 'ngel në klasë' Superligën

28 Maj, 17:40| Përditesimi: 28 Maj, 17:43

  • Share

27 emra zgjodhi Sylvinho për në Euro 2024, me një prej tyre që do mbetet jashtë listës finale për në Gjermani. Trajneri që së fundmi mori edhe pasaportën shqiptare si banor i Lushnjës ka "ngelur në klasë" Superligën.

Elita e futbollit në Shqipëri edhe këtë herë nuk ka mundur të përfaqësohet qoftë edhe me një emër të vetëm. Nëse shpresat ishin se Alen Sherri mund të ishte pjesë e kuqezinjve, Sylvinho ka treguar se nuk i beson cilësisë në futbollin vendas.

Fakti që Sylvinho ndoqi disa sfida të futbollit vendas në stadium dhe nuk afroi asnjë futbollist, tregon punën e klubeve shqiptare dhe elementëve të talentuar që nuk preferohen për në Kombëtare.

Që jashtë kufijve të vendit puna me talentet është më serioze dhe emrat e grumbulluar në Kombëtare janë pjesë e klubeve në zë të Evropës, tregon edhe njëherë sesa pas është futbolli shqiptar, me shqiptaro-brazilianin e stolit që nuk ka preferuar asnjë element nga futbolli vendor.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?