Politikë

‘Fton’ Dash Sulën në PS? Rama: Duhet të jemi të hapur edhe për blunë, por të heqin morrat e kënetës

19 Mars, 09:50| Përditesimi: 19 Mars, 12:11

  • Share

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kandidatët në qarkun e Elbasanit, tha se PS është një shtëpi e hapur edhe për figurat e PD. Ai nënkuptoi se edhe Dash Sula mund t'i bashkohet partisë, por së pari, siç u shpreh kryeministri, duhet që të "desinfektohet" nga këneta ku ishte. 

"Ata nesër që mileti demokrat del nga këneta, se thahet këneta, se di kur do thahet ajo kënetë, po nesër mund të kërkojnë alternativën e tyre, por këtu Partia Socialiste është një shtëpi e hapur, nuk është një shtëpi ku duhet të japësh provim para se të hysh, a e di a s’e di programin. Këtu ne kemi dhe të kuq fare, kemi dhe rozë, kemi dhe pak më bojë qielli, do të jemi të hapur dhe për blunë, siç është nga e kuqja deri te bluja, e gjithë gama nga ngjyra e flamurit tonë te ngjyra e flamurit BE.

Do të jemi të hapur, rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë. Kjo është partia jonë. Ne nuk jemi këtu për të mbyllur derën. Ne e bëjmë këtë gjë, e mbajmë derën mbyllur nëpër territore aq sa njerëzit thonë. Sot jemi këtu për t’i thënë të gjithëve mirë se vini, përveç salamandrave të kënetës dhe kukumjaçkave, nuk kanë vend këtu te ne. Nuk kanë vend këtu te ne, kurse Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund të jetë një ditë dhe Dash Sula, por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të dezinfektohet, si bëhen ato, kush merret këtu me pula, që futen në karantinë shpendët, se mbajnë shumë shpendët nga këto.

Ai është, inat mund ta kesh sa të duash, por hakun duhet t’ia japësh se me thënë të drejtën, aty një njeri me ulërime përditë për komunitetin e vetë, e për miletin atje, s’e kanë ata një të dytë aty si ai, por duhet të heqë gjithë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri. Tmerr! Më tha njëri, po ç’e kanë këtë punë që s’rrinë dot pa dalë në protestë?! I thashë po kruhen, kruhen se i mbyt morri. Nuk ulen dot që të mendojnë. I mbyt morri. Çfarë t’i bësh, edhe bufi rri atje mbi kokë", u shpreh Rama.

Kujtojmë që Sula iu bashkua koalicionit "Nisma Shqipëria bëhet" pasi u la jashtë  listave të PD. Ai u tërhoq gjithashtu nga ky koalicion pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ.

Përfaqësuesi i koalicionit dhe bashkëkryetar i 'Nismës Thurje', Pano Soko tha për Report TV se nuk u gjet dakordësia për çështje teknike, ndonëse ishin diskutuar më herët. 
 


Lajmi kryesor:

Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?